"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Institucionet e drejtësisë dhe Policia e Shtetit po përplasen me njëra-tjetrën duke bërë ping-pong me vrasjen e 42-vjeçarit në Pogradec Egli Proga.
Pasi Prokuroria e Korçës ka kërkuar hetim për inspektorin A.L që ka qenë në vendngjarje ka reaguar Policia e Shtetit.
Përmes një reagimi në media, Policia e Shtetit deklaron se, inspektori nuk ka asnjë lidhje me hetimin policor të ngjarjes dhe as me operacionin e policisë për kapjen e autorit.
Sipas Policisë, hetimi i ngjarjes kryhet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë të tjera detyra funksionale në vendngjarje, përjashtuar ato hetimore.
Më tej sqaron se punonjësi i Policisë inspektor A.L me të mbërritur në vendngjarje ka komunikuar me të pranishmit, ka bërë sigurimin e vendngjarjes, ka informuar sallën operative mbi ngjarjen, gjeneralitetet e të dëmtuarit, si dhe kërkesën për ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë, pas mbërritjes së ambulancës, inspektori ka bërë shoqërimin me automjetin e policisë për në spital, ku ka qëndruar në pritje për të marrë informacion mbi ecurinë e gjendjes shëndetësore të të dëmtuarit.
Me marrjen e njoftimit nga mjekët, ka bërë njoftimin për grupin hetimor, që i dëmtuari ka ndërruar jetë.
Policia e Shtetit thekson se, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka përmbushur të gjitha detyrat funksionale.
Në respekt të qytetarëve, medias dhe të drejtës për informim, nisur nga dy njoftimet e bëra nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në lidhje me veprimet hetimore e procedurale të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e Komisariati i Pogradecit dhe materialet procedurale të përcjella në Prokurori nga ana e Policisë për ngjarjen e ndodhur më datë 10.08.2024 në Pogradec, me keqardhje për këto reagime, sqarojmë opinionin publik se:
Prokuroria e Korçës fillimisht ngriti pretendimin se, Policia e Shtetit nuk kishte sjellë akt-ekspertizën ligjore bashkë me të arrestuarit për ngjarjen, por sqarojmë opinionin publik se akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore, përkundrejt vendimeve për kryerjen e ekzaminimit, dhe asnjëherë kjo nuk bëhet aty për aty për vetë mënyrën se si funksionon procesi dhe përpilimi i Aktit të Ekspertimit.
Në reagimin e dytë, Prokuroria njoftoi për ngritjen e një akuze për shpërdorim detyre për një punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Pogradec lidhur me ngjarjen, duke e akuzuar se nuk kishte marrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë të ditur shkakun e vdekjes së shtetasit E. P. më 10.08.2024 në Pogradec.
Por fakti është se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, Inspektor A.L., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nuk ka asnjë lidhje me hetimin policor të ngjarjes dhe as me operacionin e policisë për kapjen e autorit. Hetimi i ngjarjes kryhet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë të tjera detyra funksionale në vendngjarje, përjashtuar ato hetimore.
Kjo bazuar në përshkrimet e punës të Oficerit të Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi, miratuar me Urdhrin Nr.1024, datë 10.07.2023, “Përgjegjësitë kryesore”, pika “c”, gërma “q”, ku përcaktohet: “Siguron vendin e ngjarjes për të parandaluar ndryshimin/ asgjësimin e provave dhe për të garantuar sigurinë e saj. Identifikon viktimat, denoncuesit dhe dëshmitarët, siguron informacion të nevojshëm prej tyre, si dhe identifikon dhe shoqëron të dyshuarin”.
Punonjësi i Policisë inspektor A.L me të mbërritur në vendngjarje ka komunikuar me të pranishmit, ka bërë sigurimin e vendngjarjes, ka informuar sallën operative mbi ngjarjen, gjeneralitetet e të dëmtuarit, si dhe kërkesën për ndihmë mjekësore. Pas mbërritjes së ambulancës, ka bërë shoqërimin me automjetin e policisë për në spital, ku ka qëndruar në pritje për të marrë informacion mbi ecurinë e gjendjes shëndetësore të të dëmtuarit.
Me marrjen e njoftimit nga mjekët, ka bërë njoftimin për grupin hetimor, që i dëmtuari ka ndërruar jetë.
Sqarojmë opinionin publik se, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka përmbushur të gjitha detyrat funksionale.
Në respekt të pavarësisë së organeve të drejtësisë, nuk komentojmë arsyet apo shkaqet e këtyre gjykimeve të Prokurorisë, ashtu siç nuk komentuam edhe ngritjen e akuzës për “vrasje nga pakujdesia”, pa pritur aktin e ekspertizës mjeko-ligjore dhe duke hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Policia e Shtetit për “vrasje me dashje”.
Sqarojmë opinionin publik se, nuk ka asnjë lidhje mes punonjësit të Patrullës së Përgjithshme që është vënë nën akuzë dhe hetimit të ngjarjes, për të cilën Policia e Shtetit ka kapur, arrestuar dhe dërguar para drejtësisë autorin e dyshuar të ngjarjes.
Gjithashtu, në lidhje me hetimin e kësaj ngjarjeje, Policia ka dërguar në Prokurori të gjitha materialet e nevojshme hetimore që kryhen në vendngjarje dhe gjatë hetimit paraprak, materiale procedurale të cilat janë dorëzuar në Prokurori me numër protokolli, çka hedh poshtë akuzën e Prokurorisë për mangësi në aktet e referuara nga Policia.
Theksojmë se kontrolli rigoroz i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka gjetur në përputhje të plotë me misionin dhe ligjin, të gjitha hapat e ndërmarra nga strukturat e policisë vendore për zbardhjen e ngjarjes.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të zbatuar ligjin, për të reaguar në kohë dhe me profesionalizëm për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale, për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor./ CNA
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Vdekja e Progës. Pol...
Festë e madhe e krishtërimit, e festojnë të gjithë: orthod...
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, ...
Sot në orën 11:00 do të zhvillohet protesta para Bashkisë ...
Data 15 Gusht, Dita e Shën Mërisë, është festa më e shenjt...
Qytetarë të shumtë kanë shijuar muzikën dhe birrën e mirë ...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka folur nga Termina...
Nën tingujt e muzikës ka startuar Festa e shumëpritur e Bi...
Sandër Çipa, një gazetar me eksperiencë, qenka gjallë!...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure po mbahen homazhe në Pogradec ...
Zjarret po vijojnë në disa zona në Shqipëri duke shtuar kë...
Mediat e Veliajt, të paguara nga inceneratorët, por edhe a...
Prokuroria e Korçës ka marrë nën hetim Inspektorin me ...
Prokuroria e Korçës ka reaguar në lidhje me vrasjen e ...
Arbitrazhi paraqet një mundësi për të përmirësuar zgji...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar inform...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjit...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarj...
Vatër e re zjarri në kodrat e Lushnjës. Në pamjet e s...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...