Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Data 15 Gusht, Dita e Shën Mërisë, është festa më e shenjtë dhe e rëndësishme për të gjithë besimtarët e krishterë dhe orthodoksë.
Është festë e madhe e krishtërimit, e festojnë të gjithë: orthodhoksë, katolikë, protestanë, etj.
Nuk ka kishë që mos ketë një afresk ose ikonë të Shën Mërisë, nuk ka besimtar që mos i jetë lutur Nënës së Zotit, pra Shën Mërisë, nuk ka familje të krishtere mos ketë për rreth, një Maria.
Janë pa fund emrat, mbiemrat, cilësimet, atributet që janë thënë në shekuj prej popullit për të.
Në këtë ditë të shenjtë është mbajtur mesha ku të gjithë kanë kremtuar dhe janë lutur para Nënës së Shenjtë. Populli e quan këtë festë, Hyjlindësen e Tërëshenjtë. Kjo është dita e vdekjes së Shën Mërisë.
Në të gjitha kishat dhe manastiret kryhet Liturgjia e Shenjtë në lavdërim të Nënës së Zotit. Ajo respektohet si mbrojtëse e amësisë dhe mbrojtëse e të gjithë neve para Zotit për gabimet tona të vullnetshme ose të pavullnetshme.
Që nga çasti i Fjetjes, Shën Mëria qëndron nga e djathta e birit të vet Jezu Krishtit dhe me lutjet e saj prej nëne mbron tërë botën e krishtere.

Kur i pëlqeu Krishtit Perëndisë tonë të merrte pranë vetes nënën e Tij, dërgoi një engjëll (sipas disave, bëhet fjalë për Kryeëngjëllin Gabriel, ashtu si në ditën e Ungjillëzimit. Supozohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur rreth 11 vjet pas ngjalljes së Krishtit, kur e Tërëshenjta ishte në moshën 59-vjeçare), 3 ditë më përpara për t’i dhënë këtë lajm. Kur iu afrua, engjëlli i tha Hirplotës: “Ja çfarë deklaron yt Bir: Ka ardhur koha të të marr pranë Vetes, Nëna ime. Mos u turbullo nga ky lajm, por më tepër gëzohu, sepse do të shkosh në jetën e përjetshme”.
Hyjlindësja i priti më gëzim këto fjalë dhe, me dëshirën e zjarrtë për të shkuar tek Biri i saj, shkoi në Malin e Ullinjve për t’u lutur në qetësi, ashtu siç bënte shpesh. Ndodhi një mrekulli e çuditshme: në çastin kur e Tërëshenjta mbërriti në majën e kodrës, pemët e mbjella përreth përkulën degët e tyre duke nderuar e duke lavdëruar Nënën e gjithë botës. Pasi u lut, ajo u kthye në shtëpi në malin Sion (sipas shumë autorëve, shën Maria banonte në shtëpinë e shën Joan Theologut në Sion).
Pasi u kthye në shtëpi, gjithçka u drodh. E gjithë shtëpia ndriçoi dhe, duke lavdëruar Perëndinë, thirri prindërit dhe fqinjët e saj. I rregulloi të gjitha, gjithashtu edhe shtratin e vdekjes dhe urdhëroi të bëhej gati gjithçka që ishte e nevojshme për varrimin. U dha lajmin e largimit në qiell grave që kishin ardhur dhe si provë tregoi degën e palmës që engjëlli i kishte dhënë, si simbol i fitores së paprishjes. Njerëzit e pritën këtë lajm me lot e vajtim, duke iu lutur së Tërëshenjtës të mos i linte jetimë, por ajo i siguroi duke u thënë se edhe në qiell do të lutej për ta.
Me këto fjalë gratë ndalën lotët dhe shpejtuan përgatitjet. Përveç kësaj, nëna e Zotit u dha dy vejushave, që e shoqëronin, dy veshjet e saj të vetme. Papritur, shtëpia u tund nga një zhurmë e ngjashme me atë të bubullimës dhe u mbush me re, të cilat sollën apostujt nga tërë skajet e tokës. E gjithë Kisha ishte e pranishme mistikisht me anë të apostujve për të kremtuar varrimin e Nënës së Zotit. Me lot në sy i thanë Hyjlindëses: “Nëse do të qëndroje në botë dhe do të jetoje mes nesh, do të kishim një ngushëllim të madh, o Mbretëreshë, do të ishte si të shihnim Birin tënd e Zotin tonë.
Por meqë tani kjo është sipas vullnetit të Tij, ti do të ngjitesh në Qiell, ndërsa ne do të vajtojmë e do të qajmë ashtu si tani. Por gëzohemi për gjithë atë që është ruajtur për ty”. Shën Maria u përgjigj: “O nxënës dhe miq të Birit dhe Perëndisë tim, mos e ktheni gëzimin tim në trishtim, por varroseni trupin tim dhe ruajeni në pozicionin që do të shtrihem në shtratin e vdekjes”.
Në këto fjalë mbërriti në vend ena e zgjedhur, apostull Pavli. I ra ndër këmbë së Tërëshenjtës për ta nderuar dhe i drejtoi këto fjalë lavdërimi: “Gëzohu, Nënë e Jetës, qëllimi i predikimit tim, sepse, megjithëse nuk e pashë aspak Krishtin trupërisht, duke të parë ty, besoj se po sodit Atë Vetë”. Pasi tha përshëndetjet e fundit, e Tërëshenjta u shtri në shtratin e vdekjes, i drejtoi lutje të nxehta Birit për ruajtjen dhe paqen e botës. Më pas, u dha bekimin apostujve dhe hierarkëve (të cilët shoqëronin apostujt) dhe dha shpirtin e saj të bardhë e më të ndritshëm se drita në duart e Birit e Perëndisë së saj, i cili iu shfaq i shoqëruar nga kryeengjëlli Mihael dhe fuqitë engjëllore.
Fjetja e saj ndodhi pa vuajtje e ankth, ashtu si dhe lindja. Petroja, korifeu i apostujve, psali himnin funebër dhe shoqëruesit ngritën trupin dhe, me pishtarë e himne, shoqëronin kortezhin bashkë me shën Joan Theologun, i cili qëndronte në krye e mbante palmën e lavdisë. I dëgjonin engjëjt, të cilët bashkonin zërin e tyre me atë të njerëzve, e u duk sikur toka dhe qielli ishin mbushur me lavdërim për nder të së Tërëshenjtës. Ajri u pastrua nga ngjitja e shpirtit të saj në qiell, toka u shenjtërua nga trupi i saj dhe shumë të sëmurë u shëruan.
Duke mos duruar këtë ngjarje, krerët e judenjve nxitën njerëzit e popullit që të shkonin e të rrëzonin trupin e Hyjlindëses. Por drejtësia hyjnore e ndëshkoi planin e tyre të keq, prandaj të gjithë u verbuan. Njërit prej tyre, priftit Jefonias, më të guximshmit, i cili tentoi të prekte shtratin e shenjtë, iu prenë të dyja duart nga shpata e zemërimit hyjnor dhe krahët i mbetën të varur në shtrat. I penduar nga ky ndëshkim, Jefonia besoi me gjithë zemër dhe nga fjala e Petros u shërua e u bë një nga shoqëruesit e tyre. Degën e palmës, që iu dha Nënës së Zotit, ai e vuri mbi sytë e shokëve të tij dhe i shëroi nga verbëria shpirtërore e fizike.
Apostujt e varrosën trupin e së Tërëshenjtës Mari në kopshtin e Gjetsemanisë dhe qëndruan atje për tri ditë, ku dhe lutjet e tyre ishin të shoqëruara nga himne engjëllore. Por njëri nga apostujt (sipas disave, Thomai) nuk ishte me ta në varrim dhe mbërriti në Gjetsemani ditën e tretë dhe nuk mundi të ngushëllohej që s’e pa dot për herë të fundit trupin e shenjtë të Hyjlindëses. Kështu, me pranimin e apostujve të tjerë, vendosën të hapnin varrin e të nderonin trupin. Sapo u hoq guri, të gjithë u befasuan, sepse trupi nuk ndodhej më atje dhe pëlhura ishte bosh.
Ishte një dëshmi se Nëna e Zotit ishte ngjitur në qiell, te Biri i saj, pra se ishte ngjallur dhe trupi ishte bashkuar sërish në qiell me shpirtin. Maria, “bija e Adamit”, por që u bë me të vërtetë “Nëna e Perëndisë” dhe “Nëna e Jetës” duke lindur Atë që është Jeta e vërtetë, kalon nëpërmjet vdekjes. Por vdekja e saj nuk është një humbje, sepse, me ngjalljen e Krishtit, i cili u dha vullnetarisht te vdekja për shpëtimin tonë, dënimi i Adamit u bë “vdekje jetëdhënëse” dhe burim i një jete të re. Kështu, varri i Gjetsemanisë u shfaq si një “dhomë nusëroreje”, ku është kryer dasma e paprishjes.
Shpirti i saj i pastër, kur u nda nga trupi, u bashkua me Dritën hyjnore dhe trupi, pasi qëndroi për pak kohë në tokë, u ngjall me hirin e Krishtit të ngjallur. Ky trup shpirtëror u pranua në qiell si tempulli i Perëndi-Njeriut, si froni i Perëndisë. Prandaj ngjitja e saj në qiell është shkaku i gëzimit të të gjithë besimtarëve të cilët kanë marrë garancinë se në personin e saj e gjithë natyra njerëzore bëhet mbajtëse e Krishtit dhe është thirrur të banojë me Perëndinë.
Tregohet se, gjatë varrimit, apostujt u mblodhën për një drekë vëllazërore dhe në vendin e Krishtit vunë një copë bukë në formë trekëndëshi. Por, në çastin kur thirrën emrin e Krishtit, siç e kishin zakon, dëgjuan nga lart në qiell të Tërëshenjtën që thoshte: “Gëzohuni, sepse do të jem me ju deri në ditët e fundit të jetës”. Të gëzuar, apostujt thirrën së bashku me një zë: “E Tërëshenjtë, Nënë e Zotit, shpëtona!”
Prandaj kjo është origjina e shërbesës së Ngjitjes të së Tërëshenjtës, që kremtohet në manastire pas mbarimit të drekës, në ditët e festave./ CNA
Qytetarë të shumtë kanë shijuar muzikën dhe birrën e mirë ...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka folur nga Termina...
Nën tingujt e muzikës ka startuar Festa e shumëpritur e Bi...
Sandër Çipa, një gazetar me eksperiencë, qenka gjallë!...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure po mbahen homazhe në Pogradec ...
Zjarret po vijojnë në disa zona në Shqipëri duke shtuar kë...
Mediat e Veliajt, të paguara nga inceneratorët, por edhe a...
Prokuroria e Korçës ka marrë nën hetim Inspektorin me ...
Prokuroria e Korçës ka reaguar në lidhje me vrasjen e ...
Arbitrazhi paraqet një mundësi për të përmirësuar zgji...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar inform...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjit...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarj...
Vatër e re zjarri në kodrat e Lushnjës. Në pamjet e s...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen ...
Janë ekstraduar drejt Tiranës nga Dubai dy eksponentë të k...
Nis ndërhyrja nga ajri për në Parkun Kombëtar të Presp...
Benila Themeli, nënkryetarja e Bashkisë Korçë, në një dekl...
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Situa...
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka hedhur po...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...