Ekstradohen nga Dubai të shumëkërkuarit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj
Janë ekstraduar drejt Tiranës nga Dubai dy eksponentë të k...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec.
Numri një i qeverisë ka dalë në krah të Policisë duke thënë se provat hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit.
Sipas Ramës, “Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria nuk ka lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës që kanë kryer detyrën me integritet dhe profesionalizëm.
Reagimi i Ramës
Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën.
Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë!
“Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral.
Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes.
Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore./ CNA
Janë ekstraduar drejt Tiranës nga Dubai dy eksponentë të k...
Nis ndërhyrja nga ajri për në Parkun Kombëtar të Presp...
Benila Themeli, nënkryetarja e Bashkisë Korçë, në një dekl...
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Situa...
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka hedhur po...
Pamje mahnitëse nga Gjiri i Inglezit. Vendi magjik nd...
Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është ...
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në...
Të nderuar qytetarë të Bashkisë Tiranës! Kontrolli i ...
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën s...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar të dhënat...
Denis Meçe, autori i vrasjes së 42-vjeçarit Egli Progi...
Dy muaj pas arrestimit në Dubai, i 'forti i Niklës', D...
Vijon të jetë aktiv dhe në një situatë alarmante, vatr...
Kontejnerët e transportit për në Tajlandë, të mbushura me ...
Bashkimi i ujësjellësve në vend, një reformë që nisi n...
Opozita e ka bërë të qartë se nuk do të ndalet në bete...
Sot nis Festa e Birrës në Korçë, një event i përvitshëm, q...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...