Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Sot në GJKKO u zhvillua seanca e radhës për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda Erion Veliaj.
Si një frikacak nuk u paraqit sërish në sallën e gjyqit për tu përballur me faktet dhe provat me të cilat është kapur në korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futje të sendeve të paligjshme në qeli.
Avokati i pandehur në GJKKO me akuzë nga SPAK, Plarent Ndreca, avokati i të pandehurit tjetër Erion Veliajt, gjatë seancës së sotme ka deklaruar se, 24 fashikuj digjital nuk i janë vënë ende në dispozicion mbrojtjes.
Sipas avokatit të pandehur Plarent Ndreca nuk është zbatuar vendimi për tu njohur me aktet.
“Gjykata e themelit, para se të ndahej çështja, ka urdhëruar që Veliaj të njihet me të gjitha aktet. Ky vendim nuk është zbatuar. As unë dhe as Veliaj nuk kemi akses në prova, ende nuk kemi kopje. Kjo kohë, deri në seancën tjetër, duhet të përdoret për të na vënë në dispozicion provat digjitale”, ka thënë ndër të tjera Plarent Ndreca.
Në fakt kjo nuk është asgjë tjetër vetëm gënjeshtër dhe një justifikim për të zvarritur proceset gjyqësore.
Aktet e dosjes hetimore prej muajsh i janë vendosur në dispozicion Veliajt dhe mbrojtjes së tij.
Fillimisht iu vunë në dispozicion në mënyrë elektronike, i kërkuan të printuara. Gjykata pranoi kërkesën e tyre dhe materialet iu dorëzuan të printuara.
Aktet hetimore i kanë në duar dhe thonë se u mungojnë 24 fashikuj.
Në fakt ato 24 fashikujt, me sa kuptohet qartazi nga qëndrimet e avokatit të pandehur Plarent Ndreca, janë aktet që i janë dhënë palëve të tjera.
Tani kërkojnë që të printohen dhe njëherë nga e para aktet që u janë dhënë të pandehurve të tjerë dhe t’i vihen në dorë të pandehurit Erion Veliajt që mbrohet nga i pandehuri Plarent Ndreca.
Për dijeni të të pandehurit në GJKKO me akuzë nga SPAK-u, i cili bën edhe rolin e avokatit të Veliajt, Plarent Ndrecës, me 24 korrik të vitit 2025 avokatët e kryebashkiakut i kanë marrë materialet hetimore.
Në 24 korrik i kanë marrë me USB, pra në formë digjitale, dhe prej muajsh bënë kërkesën t’i kishin këto materiale të printuara me pretendimin se nuk kishin s’i t’i lexonin, i pandehuri nuk kishte mundësinë për t’i aksesuar. Tashmë i kanë materialet hetimore edhe në formë digjitale, edhe të printuara.
Materialet i ka Erion Veliaj, i kanë marrë edhe avokatët e mëparshëm të tij, pasi kryebashkiaku ka shpikur taktikën e ndërrimit të avokatëve si justifikim për të zvarritur proceset gjyqësore.
Ai i ka ndryshuar avokatët duke nisur nga Ermir Beta, Artur Selmani, Artan Gjermëni, Valentina Teodoresku, së fundi edhe i pandehuri Plarent Ndreca, pa përmendur dhe studio ligjore lobuese etj.
Si rrjedhojë pretendimet e Plarent Ndrecës janë absurde.
Këto janë thjesht dhe vetëm taktika, makinacione, justifikime që bëhen për të shtyrë dhe zvarritur pambarimisht seancat gjyqësore./ CNA
Fermerët dhe blegtorët në qarkun e Korçës kanë nisur aplik...
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për ekspertim të mëtejshëm...
Janë publikuar pamjet e operacionit të përbashkët mes Prok...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferenc...
Pas përgjërimit disa ditë më parë për "virgjëreshën e korr...
SPAK ka sekuestruar pasuritë e Igli Kamberit dhe Ergys Kas...
Prokurori i Barit, Giussepe Gatti në konferencën për opera...
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, në konferencën e përbashk...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj me 13 aku...
Prokurori i Barit, Giuseppe Gatti ka dhënë detaje në lidhj...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho në konferencë...
Kreu i SPAK Klodjan Braho ka dhënë detaje në lidhje me ope...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur një dit...
Sot zhvillohet në GJKKO seanca për kryebashkiakun e arrest...
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mblidhen këtë të mar...
Një protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqe...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka...
Një operacion i përbashkët në shkallë të gjerë është zhvil...
SPAK ka kryer një operacion për goditjen e krimit në fushë...
Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...