
Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, në një intervistë televizive lëshoi perlën e radhës pasi theksoi se plazhi është shumë i nevojshëm, për hotelin që po ndërton burri i saj, sepse mund të "vijë dikush nga mali dhe të na vendosë çadrën aty".
Kjo deklaratë e saj ka ngjallur shumë reagime në rrjet, ku ka bërë një shkrim edhe ish-zëvendësministrja e Ekonomisë, Irena Beqiraj.
Kjo e fundit thekson se me këtë deklaratë, Xhaçka tregoi se socialistët ushqejnë plagën e diskriminimit, fanatizmit dhe përjashtimin.
"Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të duhet të kërcejë në kohë zgjedhjesh Rama & Co për të zhbërë sinqeritetin e znj. Xhaçka, e cila tregoi në një fjali të thjeshtë, spontane, pa shumë stërholllime se si në të vërtetë brenda mendjes së tyre qeveritarët socialistë i shikojnë e trajtojnë 'shqiptarët nga mali'. Ajo fjali shkallmoi dje çdo propagandë! Ajo fjali vlen më shumë se 1000 analiza kritike që një e 'majtë e bërë nga librat' si unë u ka bërë qeverive socialiste këto 8 vjet", shprehet ajo.
Shkrimi i plotë:
Sinqeriteti i zonjës Xhaçka.
Sot rrjeti ishte mbushur me një sekuencë të intervistës së deputetes Xhacka, në të cilën ajo shprehej se "plazhi i është dhënë bashkeshortit të saj kundrejt tarifës, me qëllimin që të mos vijnë ato nga mali edhe të ngulin cadrën pasi investimi ka qëllimin ekselent të ofrojë turizim cilësor"!
Sinqeriteti i Oltës është çarmatosës. Me fjalinë e mësipërme ajo ka konfirmuar se qeveria socialiste me vizionin e saj ka varrosur dhimshëm një herë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel "mirëqënien e banorit lokal nga mali”.
Turizmi që duhet të zhvillonin socialistët, duhet të ishte mjeti për rritjen e mirëqënies pikërisht " të banorit lokal nga mali" edhe jo të ushqente kaq hapur plagën e diskriminimit, fanatizmit dhe përjashtimin. Ne si vend mund të përparojmë vetëm nëse ka prosperitet të përbashkët.
Une nuk jam e majtë denbabaden e nuk vij nga një familje socialiste si zonja Xhacka. Unë jam e majtë sepse jam ekonomiste. Në ekonomi mësova se për te përcaktuar qëllimet e së ardhmes, duhet të studiojmë të tashmen në dritën e së shkuarës edhe se asnjë pjesë e natyrës së njeriut ose e institucioneve të ndërtuara prej tij nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes tonë kur hartojmë politikat ekonomike.
Edhe ishin pikërisht studimet në ekonomi ato që më bindën se ideologjia, ku investitori strategjik përpiqet të fitojë më shumë, edhe duke mos lejuar "vendaliun nga mali" të vendos çadrën ishte e gabuar; Besimi pothuajse fetar në fuqinë e investimeve të ekselencës sic e quajti deputetja investimin e bashkëshortit — edhe aq më tepër mbështetja e pakufizuar qeveritare për disa investitorë - nuk ka baza as teorike e as praktike në ofrimin e prosperitetit ekonomik të vendit. Sot përtej pabarazisë ekonomike midis investitorit strategjik edhe dhërmiotëve apo himariotëve nga mali, realiteti ekonomik i "kapitalizmit së kurorës" që po përcjellim çdo ditë ka braktisur me kohë çdo logjikë ekonomike, duke ushqyer një pabarazi ektreme shoqërore edhe relacionale.
Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të duhet të kërcejë në kohë zgjedhjesh Rama& Co për te c'bërë sinqeritetin e znj. Xhacka, e cila tregoi në një fjali të thjeshtë, spontane , pa shume stërholllime sesi në të vertetë brenda mendjes se tyre qeveritarët socialistë i shikojnë e trajtojnë "shqiptarët nga mali".
Ajo fjali shkallmoi dje cdo propagandë! Ajo fjali vlen më shumë se 1000 analiza kritike që një e "majtë e bërë nga librat" si unë i ka berë qeverive socialiste këto 8 vjet!/CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi sot në lidhje me pu...
Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ës...
Prokuroria e Durrësit kërkon sekuestrimin e 20 pasuriv...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se prokurorët e S...
Media e njohur gjermane, "Bild", u ka kushtuar një art...
Media e njohur gjermane, "Bild", i ka kushtuar një art...
Shtyhet për në 24 prill seanca për çështjen "Babale". ...
Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së Alda...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë fjalës në Komision...
Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme në Kësh...
Zbardhet skema e abuzimit për 3 drejtorët dhe një spec...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komi...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca në Gjykatën ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me sh...
Për gazetaren Fatjona Mejdini, kreu i SPAK-ut është nj...
Gjykata e Posaçme në Shqipëri shpalli fajtore nëntë gra të...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në f...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...