Dumani rendit problematikat: Ngarkesë me dosjet e mbartura, mungojnë këshilltarët ligjorë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë fjalës në Komision...

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së Alda Klosit. Në njoftimin e prokurorisë theksohet se pasuria nuk ka prejardhje të ligjshme dhe u provua se është krijuar gjatë aktivitetit kriminal.
Më 19 mars, Gjykata e Tiranës mori vendimin duke dënuar me 2 vite e 6 muaj burg Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Ekonomisë. Më 4 prill, Klosi përfundoi dënimin dhe është liruar nga qelia për akuzat "Deklaratë të rreme" dhe "Fshehje pasurie".
Pas lirimit ajo është në "arrest shtëpie" për akuzën e dytë të pastrimit të parave.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetases Alda Klosi pasi u vërtetua që pasuria objekt kërkese për konfiskim, nuk ka prejardhje të ligjshme dhe u provua se kjo pasuri është krijuar gjatë aktivitetit kriminal.
Më datë 27.12.2022, kjo prokurori, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.9220, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal. Nga aktet e hetimit rezultoi se më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve", se tek pallati "Orion" është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e R.D. dhe H.D. (autorë të vjedhjes), më datë 06.01.2023 janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: shuma prej 58.150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë) euro. Ndërsa më datë 07.01.2023, ora 19.30, në banesën e tyre nga policia gjyqësore janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: Shuma prej 404.800 (katërqind e katërmijë e teteqind).
Hetimi penal vërtetoi se paratë dhe valuta euro/dollarë të sekuestruara në banesën e shtetasve R.D dhe H. D., janë vjedhur tek banesa e shtetases Alda Klosi.
Gjithashtu, ndaj të pandehurës Alda Klosi, është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal dhe është dërguar kërkesa për gjykim me datë 09.10.2023.
Sa më sipër, organi i prokurorisë konkludon se shuma e parave të sekuestruara në banesën e R. D dhe apartamenti/garazhi i blerë në vitin 2019 nga ish – bashkëshorti i saj Alda Klosi, janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Këto pasuri nuk janë të justifikuara, pasi nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme dhe derisa nuk janë të deklaruara, nuk provohet ligjshmëria e tyre.
Në këto kushte, brenda afatit gjashtë mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë, paraqet kërkesën për konfiskim dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:
• Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikanë, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në bankën “Credins Bank”, sipas mandateve përkatëse datë 10.01.2023;
• Apartament me sipërfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A. K.;
• Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572-G 16 ZK 8210, Vol 42,Fq 74 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A. K.;
• Autoveturë Toyota Rav 4, me targa AA170ZY, Nr. Shasie JTMBB31V50D109772, në pronësi të shtetases A.K./CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë fjalës në Komision...
Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme në Kësh...
Zbardhet skema e abuzimit për 3 drejtorët dhe një spec...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komi...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca në Gjykatën ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me sh...
Për gazetaren Fatjona Mejdini, kreu i SPAK-ut është nj...
Gjykata e Posaçme në Shqipëri shpalli fajtore nëntë gra të...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në f...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur sonte për vjedhjen e ...
Nga Zëri i Amerikës Në Shqipëri, shumica e majtë vend...
Deputetja dhe ish-ministrja e Partisë Socialiste, Olta...
Një raport i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive ...
Alberta Zani, gazetarja dhe operatorja turistike ka tr...
Media e ortakëve të inceneratorëve po i shërben çdo di...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e dhëndrit të ish-krye...
Një kandidaturë e Fredi Belerit në fletën evropiane të...
Këtë të enjte është pyetur në SPAK nëna e deputetes Mo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...