web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasada amerikane: Jemi krenarë që mbështesim SPAK-un për integritet dhe drejtësi

12 Prill 2024, 11:25, Aktualitet CNA

Ambasada amerikane: Jemi krenarë që mbështesim SPAK-un për

Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se prokurorët e Strukturës së Posaçme kanë marrë pjesë sot në një seminar të organizuar nga OPDAT.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se SHBA-ja është krenare që mbështet angazhimin e SPAK-ut për integritet dhe drejtësi.

"Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë për të përmirësuar punën në ekip, për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë", thuhet në reagim./CNA 





Lajmet e fundit nga