"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka prezantuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit.
Ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht. Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit në këtë mal.
Detyrat e parashikuara në këtë plan masash do të kryhen nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me FNSH Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, organet e pushtetit vendor, PMNZSH–në, spitalin rajonal të Beratit dhe me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
-Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut”.
-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit (nga teqeja) do të jenë: “Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore ‘Antipatrea’ – Rrethrrotullimi i Kombinatit”; “Teqeja e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore ‘Antipatrea’ – Rrethrrotullimi i Kombinatit”.
-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohen të përdorin aksin rrugor “Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut” dhe anasjelltas.
-Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali i Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë” dhe ”Çorovodë – Gjerbës – Mali i Tomorrit” nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 deri në orën 24:00, gjatë të gjitha ditëve të pelegrinazhit.
-Autobusët, furgonat me mbi 8 shtetas dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorrit”.
-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.
-Gjithashtu, janë të ndaluara qëndrimi dhe pushimi i mjeteve. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qendrimi dhe parkimi i mjeteve.
Përmes këtij njoftimi ju sjellim në vëmendje zbatimin rigororoz të rregullave të qarkullimit rrugor, respektimin e limiteve të shpejtësisë, mosdrejtimin e mjetit në efektin e alkoolit, evitimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe përdorimin e rripit të sigurimit.
Gjithashtu, informohen të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, se në të gjitha akset rrugore dhe në ambientet përreth teqesë së Kulmakut, 24 orë dhe deri në përfundim të pelegrinazhit, do të ketë prezencë të shërbimeve të Policisë, të cilat do t’ju japin ndihmë në çdo rast nevoje./ CNA
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimev...
Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një kërkesë...
Mediet e Erion Veliajt, që janë të gjitha në listëpagesat ...
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli priti sot...
Përfundon seanca për masën e sigurisë të komunikuar në spi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i arres...
Festa e Birrës në Korçë ka mbyllur me sukses edicionin e 1...
Një sipërfaqe me barishte është përfshirë nga flakët parad...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit nga ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK për të...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije d...
Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjës. Sipas t...
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë-...
Nga veriu në jug, tanimë përmes një aplikacioni kushdo mun...
Sot, në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Korçë u kremtu...
Media e njohur britanike “Expres” i ka kushtuar një shkrim...
Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori Zija Grap...
Sot në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...