Gjykata e Strasburg-ut pranon kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit/ Kalaja: Faktet dolën, dorëheqja është detyrim
Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Aleancës p...

Partia Socialiste ka bërë kërkesë publike ndaj mediave të mospublikojnë të dhënat e personave që janë përdorues të aplikacionit "Aktiv1st".
Në një njoftim për mediat ata kanë njoftuar ndjekjen e rrugëve ligjore për ndërhyrjen e paligjshme në infrastrukturën elektronike të aplikacionit dhe manipulimet që mund të kryhen me të.
Ajo i ka bërë thirrje mediave të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në paltformën elektronike “Aktiv1st”, dhe të fshijnë çdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani.
Për mediat të cilat vijojnë të kryejnë publikimet e të dhënave, socialistët paralajmëruan procedim sipas ligjit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
"Partia Socialiste e Shqipërisë është njohur me raportimet e mediave për të dhëna personale të personave që pretendohet të kenë shkarkuar dhe përdorur platformën “Aktiv1st”.
Partia Socialiste e ka denoncuar publikisht dhe ka njoftuar ndjekjen e rrugëve ligjore për ndërhyrjen e paligjshme në infrastrukturën e saj elektronike, konkretisht aplikacionin “Aktiv1st” dhe më tej manipulimet e kryera me qëllim mbi të dhëna të caktuara të marra në shkelje të ligjit.
Sikurse është bërë e qartë publikisht, aplikacioni “Aktiv1st” është një mjet komunikimi i Partisë Socialiste i cili mund të shkarkohet lehtësisht nga çdo invidid që ndodhet në Republikën e Shqipërisë. Aplikacioni gjendet lehtësisht në Playstore dhe Appstore për të dyja sistemet e operimit celular Android dhe IOS. Regjistrimi në aplikacion si në çdo aplikacion kërkon disa të dhëna bazike që përshtaten me tipologjinë e aplikacionit.
Të dhënat e plotësuara nga përdoruesi, përveç emrit dhe mbiemrit të cilat janë njëkohësisht edhe llogaria e tij në aplikacion, nuk shfaqen tek përdoruesit e tjerë. Këto të dhëna qëndrojnë në llogarinë e përdoruesit, mund ti shohë vetëm individi i regjistruar dhe nuk shfaqen në asnjë hapësirë tjetër. Askush, përfshirë edhe vet PS-ja si krijuese e aplikacionit nuk ka autorizim prej përdoruesve që të kryejë publikimin e të dhënave.
Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në paltformën elektronike “Aktiv1st”, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë cdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani.
Sjellim në vëmëndjen tuaj se Kodi Penal i RSH (neni 186/a K.P, 192/b, 239/a, 293/b, 293/c) ka kriminalizuar ndërhyrjet e paautorizuara kompjuterike, përgjimin e të dhënave kompjuterike, ndërhyrjet e paautorizuara në të dhënat kompjuterike etj, dhe çdo posedim i të dhënave të përfituara nga kryerja e veprave penale sjell pasoja sipas ligjit.
Gjithashtu, të dhënat e siguruara nga ndërhyrja e kundraligjshme nuk mund dhe nuk duhet të publikohen në asnjë rast nga ana e mediave pasi këto të fundit nuk kanë statusin ligjor për një veprim të tillë në bazë të parashikimeve të ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Neni 6 dhe 7 të ligjit 9887/2008 kërkon domosdoshmërisht marrjen e pëlqimit në mënyrë të qartë nga subjekti i të dhënave persoanle, në të kundërt publikimi i tyre bie automatikisht në paligjshmëri.
Publikimi i të dhënave të përfituara nga kjo ndërhyrje vjen në kundërshtim edhe me ligjin Nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodin Etik të medias shqiptare pasi informacioni në fjalë nuk është tjetër veçse një produkt i veprës penale, dhe cënon rëndë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit.
Partia Socialiste e Shqipërisë do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike.
Duke i’u falenderuar për bashkëpunimin,
Partia Socialiste e Shqipërisë", shkruhet në njoftim/ CNA.al
Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Aleancës p...
Është caktuar data ku do të mbahet seanca gjyqësore pë...
Deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar një video në r...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave...
Sigura kibernetike është shndërruar tashmë në një mjet dhe...
Në shenjë zie për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Tur...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot komunitetin e donato...
Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organi...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është p...
SPAK ka çuar në Gjykatë dosjen e inceneratorit të Elbasani...
Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjikn...
Deputeti Ervin Salianji mburri mbrëmjen e sotme çadrën...
Gazetari Neritan Sejamini ka folur për aferën e incenerato...
Disa javë më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi trans...
Në Shqipëri, tensionet e reja politike, të rishfaqura peri...
Ditën e sotme, pas shkrimit të CNA.al, u shpall në kër...
Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, është...
Mjekësia shqiptare ka pësuar një humbje tjetër ditën e sot...
Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar ka shkuar deri në G...
Mbrëmjen e kaluar “Fiks Fare” raportoi se gazetarët e këti...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...