
Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar ka shkuar deri në Gjykatën e Strasburgut.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e cila njofton se Gjykata e Strasburgut pranoi ankimimin.
Sipas saj, Gjykata e Strasburgut ka kaluar për gjykim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar.
“Të dashur Qendrestarë, miq dhe mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se ndryshe nga Gjykata jonë Kushtetuese e cila nuk pati kurajon të mbroje vendimin e saj dhe të ngrihet në lartësinë e detyrës, Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ka kaluar për gjykim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar.
Ky vendim shënon kulmin e betejës tonë ligjore lidhur me Teatrin Kombëtar.
Jemi më të motivuar se kurrë për ta çuar deri në fund Kauzën tonë,
Teatri aty dhe ashtu siç ishte”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb mes rrëmujës dhe debateve, në orët e para të mëngjesit të 17 majit të 2020-ës.
Për këtë çështje u shpreh edhe Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi ligjin dhe vendimin e qeverisë që i hapën rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke i cilësuar ato si antikushtetuese dhe në cënim të parimit të shtetit të së drejtës.
Konkretisht, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin special nr. 37/2018 dhe vendimin e 8 majit të 2020-ës, që e kaloi Teatrin në pronësinë e Bashkisë së Tiranës./ B.A. – CNA.al

Mbrëmjen e kaluar “Fiks Fare” raportoi se gazetarët e këti...
Një raport monitorimi i publikuar këto ditë nga disa o...
Një tërmet ka rënë pak më parë në Greqi. Mësohet se l...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ...
“Truri” i inceneratorëve, siç quhet në akuzën e SPAK e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është solidarizuar ...
Ish-zyrtarja Alda Klosi ka lënë spitalin ditën e sotme...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një taki...
Pas dështimit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit para mb...
Gazetari Klodian Tomorri ka paralajmëruar se ish-zyrta...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një dalje për medi...
Në 5 vjetorin e krijimit të Aleancës për Mbrojtjen e T...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është suprizuar ...
Ditën e premte do të mblidhet Këshilli i Legjilacionit...
Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka inspektuar ditën...
Televizioni "Fax News", dy ditë më parë prodhoi dy fak...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka hedhur dyshime s...
QSUT ka reaguar në lidhje me ushtrimin e dhunës , ndaj një...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot të Ngarku...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në ve...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...