“Njerëzit e inceneratorëve po i bëjnë gropën njëri-tjetrit”/ Artan Hoxha: Adresat e tyre dihen
Ditën e sotme, pas shkrimit të CNA.al, u shpall në kër...

Në Shqipëri, tensionet e reja politike, të rishfaqura periodikisht midis partive, vlerësohen nga analistët se janë rezultat i mosreformimit të partive politike dhe pushtetit të madh, që ato kanë në jetën e vendit.
Studiuesit theksojnë se partitë shqiptare janë jotransparente, me struktura fiktive dhe të vjetëruara.
Partitë kanë rënë dakord që të hartojnë një ligj të ri, por ato nuk kanë bërë asnjë hap në këtë drejtim prej disa vjetësh.
Vëzhgues të jetës politike në Shqipëri bien dakord se ligji për partitë politike është i vjetër dhe jofunksional, madje bie në kundërshtim me ligje të tjera.
Për këtë ranë dakord edhe partitë mes tyre që të bëjnë një ligj të ri, por ato ende nuk kanë bërë asgjë prej 2 vjet e gjysmë.
Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se partitë në Shqipëri janë të mbipushtetshme dhe të paprekshme. Shqipëria, sipas tij, ka një fiktivitet tepër të lartë në partitë politike, në funksionim dhe në konkurrim.
Zoti Krasniqi i bëri këto komente pas publikimit në gjuhën shqipe të librit “Partitë politike formësojnë demokracinë” prej autorit Wilhelm Hofmeister, ku shpjegohen në detaje roli, funksionimi dhe organizimi i partive nga një perspektivë globale.
“Partitë politike janë institucionet më pak transparente në Shqipëri në aspektin financiar dhe në pikëpamje organizative. Fitimet e partive politike gjatë fushatave zgjedhore janë me miliona. Ato janë subjektet më fitimprurës dhe politika biznesi më fitimprurës. Ne bëmë reformën në drejtësi, sepse nuk i besonim drejtësisë, e ky ishte zhvillim pozitiv. Por nëse nuk bëjmë reformë të njëjtë; vetting dhe reformë tek partitë politike, që janë institucionet me më shumë pushtet dhe me më pak besim në Shqipëri, ne nuk kemi zgjidhur asgjë”, thotë zoti Krasniqi.
Partitë në Shqipëri identifikohen me emrin e kryetarit dhe kanë humbur emrat e tyre si përkatësi politike, pohojnë studiuesit.
Zgjedhjet për kryetarë janë formale dhe pa konkurrencë, thonë ata, ndërsa votuesit nuk kanë alternativa dhe nuk gjejnë zgjidhje për problemet e tyre, por zgjedhin të keqen më të vogël në zgjedhje.
Drejtuesi i Qendrës Studimore për Qeverisje të Mirë, Arben Çejku, thotë që ndërsa qytetarët shpresojnë që politika të përmirësohet dhe politikanët të maturohen, në Kuvend ndodhin përplasje, bllokime mikrofonash dhe përjashtime.
“Nuk mund të zgjidhen problemet me forma regresive, me përjashtime apo me ndëshkime, sepse në historinë e pluralizmit disa dekada këtu kemi parë që modele të tilla me ndëshkime e përjashtime nuk e kanë forcuar parlamentin, përkundrazi e kanë dobësuar, nuk e kanë përmirësuar demoracinë shqiptare, përkundrazi, kanë krijuar më shumë ankth dhe pasiguri”, thotë zoti Çejku.
Shqipëria ka 132 parti politike në regjistrin e gjykatës, por të zgjedhura drejtpërdrejt nga qytetarët janë vetëm 4 prej tyre.
Zoti Krasniqi thekson se për të krijuar një parti të re ligji kërkon 3 mijë firma, por në zgjedhje vetëm 15 parti, nga 132 parti arrijnë të marrin mbi 3 mijë vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar se mbi 70 parti nuk kanë as adresë vendndodhje.
Parti me faqe internet janë vetëm 4, ndonëse gjithë politika dhe vendimet e saj lexohen përditë në internet, pohojnë studiuesit. Parti me grupe parlamentare janë vetëm dy, Parti me program politik janë vetëm 5, ndërsa 21 parti marrin seli shtetërore falas, theksojnë ata.
Janë ndërruar 4 sisteme elektorale, thotë zoti Krasniqi, dhe në fund ka dalë i njëjti produkt; dy partitë e mëdha kontrollojnë jetën në Shqipëri.
“Nëse ne duam të bëjmë një reformë të thellë mbi partitë dhe financimin e tyre, dhe marrim parimin gjerman Një votë, një euro. Partia që merr një votë paguhet vetëm një euro dhe të mos lejohen marrje mandatesh përmes koalicioneve dhe formash indirekte siç bëjnë partitë politike këtu prej vitesh. Partitë duhet të marrin një buxhet të caktuar shtetëror në raport me numrin e votave që marrin në zgjedhje, dhe jo nga vendet që sigurojnë për shkak të sistemit zgjedhor. Këto të ardhura duhet t’i përdorin për selitë dhe çdo veprimtari të tyre. Kurse ne kemi krijuar një burokraci të partive politike, ku shteti detyrohet t’u japë partive objekte dhe fonde të pamerituara në raport me rezultatet e tyre në zgjedhje”, thotë zoti Krasniqi.
Studiuesit vërejnë se është e pamundur të ketë një aktor të tretë impnues përballë dy partive kryesore.
Partitë e mëdha, sipas tyre, janë të interesuara që të mos votojnë qytetarët e pavendosur, që votat të mos shkojnë në forca të treta.
Partia që fiton zgjedhjet, e merr pushtetin me 19-21 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve.
Në shumicën e rasteve partitë e reja janë krijuar nga mosmarrëveshjet brenda një partie më të madhe, pohuan ata.
Zoti Çejku thotë se partive më të mëdha u intereson ky tensionim i herë pas hershëm i klimës politike.
“Faktorë të caktuar politikë, drejtues të caktuar politikë mund të kenë interesa që Shqipëria të ketë tensione më të larta politike dhe një vëmendje të zhvendosur e të përqëndruar tek këto zhvillime e jo tek ngjarje të tjera. Këto tensione janë sipërfaqësore dhe të padobishme. Thelbi i asaj për të cilin qytetarët janë vërtet të shqetësuar është funksionimi i institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera demokratike, llogaridhënia dhe përmbushja e detyrimeve ligjore nga gjithsecili, zbatimin e ligjee nga çdo zyrtar administrate”, thotë zoti Çejku
Analistët vlerësojnë se mungesa e pjekurisë demokratike të institucioneve në Shqipëri buron prej mungesës së demokracisë së brendshme në partitë politike.
Ata marrin si shembull faktin se parti që kanë ndryshuar kryetarin janë vetëm 2, ndërsa po mungojnë zgjedhjet dhe mbledhjet periodike në forumet e tyre./VOA
Ditën e sotme, pas shkrimit të CNA.al, u shpall në kër...
Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, është...
Mjekësia shqiptare ka pësuar një humbje tjetër ditën e sot...
Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar ka shkuar deri në G...
Mbrëmjen e kaluar “Fiks Fare” raportoi se gazetarët e këti...
Një raport monitorimi i publikuar këto ditë nga disa o...
Një tërmet ka rënë pak më parë në Greqi. Mësohet se l...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ...
“Truri” i inceneratorëve, siç quhet në akuzën e SPAK e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është solidarizuar ...
Ish-zyrtarja Alda Klosi ka lënë spitalin ditën e sotme...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një taki...
Pas dështimit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit para mb...
Gazetari Klodian Tomorri ka paralajmëruar se ish-zyrta...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një dalje për medi...
Në 5 vjetorin e krijimit të Aleancës për Mbrojtjen e T...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është suprizuar ...
Ditën e premte do të mblidhet Këshilli i Legjilacionit...
Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka inspektuar ditën...
Televizioni "Fax News", dy ditë më parë prodhoi dy fak...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...