Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ka pasur shumë raporte, shumë shkrime, se një grup individësh brenda PD-së i kanë shërbyer kryeministrit Rama.
Ortakëria apo shërbimet, marrëveshjet dhe korrupsioni, kanë filluar pas takimit “kokë më kokë” Rama-Basha në 2017-ën dhe kanë vijuar, e sot janë më të forta se kurrë. Por mesa duket, gjithçka nuk ka qenë vetëm te kryeministri, por dhe tek Erion Veliaj.

CNA ka qenë ndër të parat media me një qasje të fortë opozitare, që shpesh ka raportuar se individë të ndryshëm në krah të Lulzim Bashës, përfshirë familjarë të tij të ngushtë, ishin të lidhur direkt me kryebashkiakun e Tiranës, Veliajn.
Kemi denoncuar lidhjet e Jorida Tabakut, lejet e ndërtimit. Kemi denoncuar qasjen e Joridës pro kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj, në aferën e inceneratorëve e kështu me radhë.
Nuk jemi ndalur duke denoncuar Lulzim Bashën drejtpërdrejtë e deri te fakti që Luli na e provoi se me Lalin kishte arritur një marrëveshje. Këtë e bëri publikisht, ai e paditi Veliajn se kishte shpifur dhe gënjyer publikisht kur kishte thënë për vilat e Lulit në një nga zonat rezidenciale të kryeqytetit.
Rezultoi e tillë që vilat ishin të vërteta. Këto i kishte denoncuar dhe CNA më parë. Por Luli u tërhoq nga padija ndaj Lalit dhe çështja u pushua.
Më pas shfaqet Taulant Balla në takim me Lulzim Bashën. Balla njihet për marrëdhënien e tij të ngushtë me kryebashkiakun e Tiranës.

Më pas dëgjojmë shpesh tenderë, qoka për deputetë pranë Lulit, për njerëzit e Bashës, ndërkohë që opozitarët përpiqen të luftojnë, të krijojnë alternativa, të denoncojnë qeverinë, Luli kalon nga dashuria me Edi Ramën tek ortakëria me Erion Veliajn, duke ia dhënë këtij të fundit Partinë Demokratike të vulës.
Sot zyrtarisht shqiptarët kanë një Parti Demokratike të Erion Veliajt.
Na e tregoi Gazment Bardhi me dy fjali të tij. Ai tha sot se janë anëtarë të PD-së apo në drejtim të saj, njerëz të cilët kanë votuar, urdhëruar dhe bërë fushatë për Erion Veliajn.
Megjithëse PD-ja e vulës kishte kandidatin e saj, partia e Lulit e kishte njeriun e saj në garë, siç ishte Roland Bejko, njerëzit e Lulit dhe vetë Luli, nuk kanë shkuar dhe nuk kanë denjuar të votojnë apo bëjnë fushatë për Roland Bejkon, por kanë shkuar e kanë bërë fushatë dhe kanë votuar për Erion Veliajn.
Qartësisht me këtë fjali të thënë nga Gazment Bardhi skena politike është më e pastër.
PD-ja e Erion Veliajt është aty me një grup njerëzish të Lulzim Bashës, të cilët tashmë janë denoncuar publikisht nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, një nga besnikët kryesorë të Lulit që na tha se PD-ja e Erion Veliajt është aty me Lulzim Bashën, që do të bëhet kryetar pas disa ditësh dhe një shpurë individësh të korruptuar që i shërbejnë me.devotshmëri Lalit nëpërmjet Lulit./ CNA
Shumica e shqiptarëve nuk po çuditen më me veprimet e Lulz...
Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), në partneritet...
Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë, ndërsa ësh...
CNA ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar njërën...
Para institucionit të Prokurorisë Tiranë, një vajzë është ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka dekla...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, është ta...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi,...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi,...
Ministrja Edona Bilali ka bërë me dije se në mbledhjen e K...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zbuluar detaje nga ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vijuar turin e tak...
Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shu...
Një ditë më parë Ministria e Energjisë zhvilloi ankandin p...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë ...
SPAK ka dërguar për gjykim Irgen Kërçukun, ish-avokat n...
Peshtani i Fierit vazhdon prej ditësh të jetë nën pushtimi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun mëngjesin e kës...
Fusha e mbetjeve ndodhet qindra metra nga dalja e Orikumit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...