
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Medias ku është thirrur për të dhënë llogari Këshilli Drejtues i RTSH-së në lidhje me shkeljet që janë kryer në zgjedhjet për drejtorin e ri të këtij institucioni.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ka pranuar se ka paligjshmëri dhe shumicë false në Këshill duke tentuar të hedhë skandalet dhe shkeljet e bëra prej tij tek anëtarët e Këshillit Drejtues, duke sulmuar dhe kandidatët për drejtor.
“Unë mendoj se paligjshmëria në procesin zgjedhor të zgjedhjes së drejtorit të ri është koshiente. Nga të gjitha dokumentet, të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues e dinë, e njohin mirë, se zgjedhja e një kandidature si Aurora Polo që është kandidate në garë nuk plotësojnë kriterin kryesor për drejtor. Kjo paligjshmëri ka filluar kohë më parë e propozuar nga Peza për arsye të kundërshtimit të të njëjtit ligj, nuk duhet të zgjidhej. E kam pasur dhe e kam këtë mendim që në Këshillin tonë Drejtues ka pasur ngërçe që kanë penguar punën. Në proces ka pasur mangësi dhe një nga përgjegjësit kryesor jam unë. Megjithëse jam kryetar kam vetëm çelësat e kashtës në dorë. Është krijuar një shumicë false që vendos edhe në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Leka Bungo.
Në fakt, paligjshmëria në RTSH mban emrin e Leka Bungos, pasi ka 5 fakte që tregojnë se kryetari i Këshillit Drejtues është në konflikt të pastër interesi.
Ka një kontratë që tregon se Bungo ka marrë para nga fondet e institucionit, që tregon shkeljen dhe abuzimin që ka bërë Bungo me detyrën.
Ai ka shkelur ligjin dhe statutin e RTSH-së, ka gënjyer në Kuvend duke thënë se prej 2 vitesh e gjysmë nuk ka bërë asnjë punë ndërkohë që kontrata tregon krejtësisht të kundërtën.
Po ashtu shkelja e fundit është firma e falsifikuar që pasi ikën nga mbledhja dhe nuk firmos, qarkullon një dokument që fillimisht nuk firmoset, më pas thuhet mungon dhe më pas firmoset.
Të gjitha këto shkelje dhe paligjshmëri janë kryer nga kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo./ CNA
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ka p...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, sot ...
Policia e Shtetit ka publikuar sot rezultatet e punës inte...
Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy vëllezërit që vranë Ra...
Sot në orën 11:30 do të mblidhet Komisioni për Edukimin dh...
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës në qytetin bregdetar t...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Me disa muaj vonesë, "Integrated Energy BV SPV", kompania ...
Pas Tiranës, Shkodra është qyteti i dytë ku po aplikohet p...
Sot, mbushen nëntë ditë nga dita që Kryepeshkopi Janullato...
Policia e Tiranës ka proceduar organizatorët e protest...
Prej vitesh, në Vlorë, shërbimi hekurudhor është jashtë fu...
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish kreut të Autoritetit...
Policia e Shtetit njoftoi sot se ka ndërmarrë një sërë mas...
Niset nga porti i Shëngjinit anija që do rikthejë në Ital...
CNA Media, një dritare mediatike që pasqyron punën e një e...
Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë pamjet mbi gjendjen e Bypa...
Duke nisur nga dita e sotme hyn në fuqi çmimi i ulur i ene...
Arben Cici, ish-drejtor i kabinetit të Presidentit të Repu...
Fort të lumtur Vëllezër dhe Bashkëmeshtarë,Fort i nderuari...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...