web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis trajnimi i punonjësve të policisë për zgjedhjet lokale/ Rrumbullaku: Do zbatojmë ligjin

6 Mars 2023, 16:41, Aktualitet CNA

Nis trajnimi i punonjësve të policisë për zgjedhjet lokale/

Ditën e sotme ka filluar trajnimi i punonjësve të policisë, që do të jenë të ngarkuar me detyra në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku falenderoi ambasadorin e OSCE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ai theksoi me siguri se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, ashtu siç ka vepruar në të gjitha proceset zgjedhore.

“Falënderoj Ambasadorin e OSCE-së në Shqipëri, për mbështetjen e vazhdueshme që OSCE-ja i ka dhënë dhe po i jep Policisë shqiptare, mbështetje e cila faktohet edhe sot, përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit, për t’i përmbushur plotësisht dhe me efektivitet, detyrat funksionale para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.

Nis trajnimi i punonjësve të policisë për zgjedhjet lokale/

Gjithashtu, falënderoj  Kryetarin e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për angazhimin e tyre në këtë trajnim. Roli i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces, është thelbësor, pasi kontrollon e certifikon veprimet procedurale që punonjësit e Policisë kryejnë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Siguroj qytetarët, subjektet politike, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, ashtu siç ka vepruar në të gjitha proceset zgjedhore, veprime të cilat janë certifikuar nga OSBE-ODIHR.

Për Policinë e Shtetit, primare janë ligji, shteti dhe qytetarët”, theksoi Rumbullaku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga