Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...

Gjykata Kushtetuese u krijua më 1992 dhe prej atëherë vijon të jetë një prej institucioneve më të rëndësishme në hierarkinë institucionale në Shqipëri. Në një sistem politik ku partitë politike dhe liderit politikë kanë mbipushtet, kontrollojnë shumicën e institucioneve dhe diktojnë vendimmarrjet në qeveri e parlament. Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe mbetet institucioni i garancisë për mbrojtjen e rendit dhe parimeve kushtetuese edhe nga abuzimi i pushteteve të radhës.
Sistemi mbetet kompleks, vetë gjyqtarët kushtetuese deri në reformën e fundit në drejtësi janë zgjedhur përmes votës politike në parlament, pra me një votë mirëbesimi politik, nga një palë politike ose me konsensus politik, ndërkohë që pas zgjedhjes shoqëria pret që ata të jenë të pavarur nga ata që i kanë zgjedhur, dhe kështu, të bëhen garancia e shtetit të së drejtës edhe në rast abuzimi nga ata që i kanë zgjedhur.
Praktikat e tilla zgjedhore janë dominuese në modelet europiane dhe më shumë sesa ndikimi politik në momentin zgjedhor përcaktues për bilancin e Gjykata Kushtetuese kanë qenë e janë integriteti profesional i vetë gjyqtarëve kushtetuese.
Rastet më kritike mbeten ato të vitit 1994 për debatin e referendumit kushtetues dhe sidomos ai i vitit 2001 për ndarjen e debatueshme të mbi 50 mandateve deputetëve duke favorizuar qeverinë. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka pasur edhe vendimmarrje kurajoze që kanë pasur ndikim pozitiv në sistemin qeverisës dhe standardet e demokracisë. Disa prej vendimeve te Gjykata Kushtetuese, përfshirë ato për shkarkimin e PP, vendimi për marrëveshjen me Greqinë, etj, janë marrë kundër vullnetit politik të mazhorancave të radhës.
Sipas të dhënave monitoruese të Institutit të Studimeve Politike (ISP) gjatë qeverisjes së djathtë 2005-2013 pati më shumë se 15 vendime të Gjykatës Kushtetuese kundër vendimmarrjeve parlamentare ose ekzekutive të saj, nën qeverisjen e majtë 2013-2019 u shënuan gjithashtu një numër thuajse i njëjtë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese ndaj vullnetit politik të qeverive dhe shumicës parlamentare.
Pas jetësimit të reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese ka marrë rreth 7 vendime kritike, përfshirë edhe rrëzimin e mazhorancës në disa akte të bujshme politike, siç ishte komisioni parlamentar për shkarkimin e Presidentit, ndryshimet në Kodin zgjedhor, etj. Vetëm në një rast, (2002) vendimmarrja e GJK kundër akteve të parlamentit çoi në dorëheqje të titullarit të institucionit përgjegjës, në rastet e tjera “shkelësit” e Kushtetutës kanë vijuar funksionet, pavarësisht rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese.
Zgjedhja e anëtarëve të Gjykata Kushtetuese do të duhet të reflektojë nivelin më të lartë të mendimit juridik dhe të karrierës profesionale të gjyqtarëve dhe juristëve më të njohur. Ironikisht, në fazat e para të tranzicionit, kur ende shoqëria nuk ishte e maturuar me konceptet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, cilësia e zgjedhjes në GJK ka qenë më e lartë dhe më profesionale sesa në vitet pasuese.
Nga ana tjetër, nëse në fillimet e saj Gjykata Kushtetuese vepronte me vendime të shkurtra (në përmbajtje) gjatë viteve pasuese u rrit cilësia e argumentit, referimi në praktikat e mira europiane dhe të GJEDNJ, duke rritur edhe cilësinë e arsyetimit dhe vendimmarrjes, – gjë që reflekton edhe cilësinë e gjyqtarëve dhe stafeve të tyre ndihmëse në secilën periudhë referuese.
Tabela reflekton vetëm institucionin e kryetarit të Gjykata Kushtetuese në 30 vjet, – emri, koha e ushtrimit të mandatit, numri i vendimeve përfundimtare gjatë ushtrimit të mandatit, angazhimi përpara zgjedhjes në GJK, mënyra e përfundimit të mandatit/detyrës, etj.
Janë të dhëna teknike të hartuara nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP), që japin gjithashtu informacione të rëndësishme, si p.sh, faktin se drejtuesit e parë të Gjykata Kushtetuese ishin gjyqtarë – politikanë të emëruar nga e djathta dhe më pas e majta, gjë që reflekton konceptin e politikës së kohës për Gjykatën Kushtetuese dhe shtetin e së drejtës. Po ashtu tabela tregon se kryetari me mandatin më të gjatë ishte i vetmi që erdhi direkt nga sistemi gjyqësor dhe i vetmi që u largua nga vetingu në drejtësi.
Midis viteve 2018-2020 GJK mbeti pa anëtarë dhe vendimmarrje, një rast unik dhe i vështirë për t'u kuptuar për ata që në të ardhmen do të studiojnë të sotmen shqiptare, të justifikuar në emër të reformës në drejtësi. Vitore Tusha ishte e vetmja anëtare e Gjykata Kushtetuese që kaloi vetingun dhe që siguroi edhe tranzicionin midis periudhës para dhe pas reformës në drejtësi. Pas plotësimit të vendeve kemi një drejtuese të re të gjykatës, H.Zaçaj, e cila referuar rasteve të mëparshme, formalisht ka rekordet më të pakta profesionale lidhur me njohjet dhe përgjegjësitë e funksionit të ridrejtues.
Në tërësi anëtarët aktualë të Gjykatës Kushtetuese kanë të dhëna formale në CV-të e tyre dukshëm më të pak cilësore sesa ish-anëtarët e GJK, disa prej të cilëve u larguan për shkak të vettingut, dhanë dorëheqje ose përfunduan mandatet. Zgjedhja e shumë prej tyre u imponua nga nevoja për të pasur gjykatë, mungesa e konkurrencës, lobimet informale dhe rrethanat e jashtëzakonshme që u krijuan.
Gjithsesi nuk janë CV-të formale ato që përcaktojnë bilancin, por aktet konkrete vendimmarrëse, të cilat në të ardhmen do të na lejojnë të gjykojmë më qartë për mandatin aktual të kryetares dhe të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Disa prej akteve të tyre aktuale kanë pasur mbështetje publike dhe janë shenjë e përpjekjeve për maturimin e Gjykatës Kushtetuese dhe krijimin e një profili më profesional, siç ka pasur edhe akte për të cilat pritshmëritë publike dhe të ekspertëve kushtetues kanë qenë shumë më të mëdha.
Sfida më e rëndësishme e Gjykatës Kushtetuese nuk lidhet me imazhin, numrat, CV-të, seminaret, fjalimet, dekoratat, lavdërimet apo kritikat, por me nevojën jetike të Shqipërisë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese me integritet, profesionale, transparente, të pavarur dhe model referues për dhënien e drejtësisë, për qytetarët dhe shoqërinë.
Të gjithë duan që “garanti kushtetues” të jetë në nivelin e Kushtetutës dhe me aktet e saj të japë shpresë e siguri se të drejtat, parimet dhe normat kushtetuese ekzistojnë jo vetëm në letër, mbrohen dhe garantohen edhe kur ajo cenohet nga “të paprekshmit” dhe “të mbipushtetshmit” qofshin ata individë, parti, pushtete, oligarkë, institucione, drejtues të enteve shtetërore e publike, gjyqtarë apo prokurorë.
Instituti i Studimeve Politike (ISP).
Qytetarët e Korçës kanë nderuar viktimat e aksidentit ...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka konfirm...
Flamuri shqiptar është ulur sot në gjysmështizë në nde...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një reagim të shpë...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë m...
Irfan Hysenbelliu ka krijuar profilin e një biznesmeni bor...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë një...
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcj...
Duke filluar nga 18 marsi i këtij viti shtetasit shqip...
Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë, por jo ...
Shoqëria "Albecorp" sh.p.k., në pronësi të Irfan Hysenbell...
Irfan Hysenbelliu është zotërues 100% i kuotave të shoqëri...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se do të nd...
Përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë ka shkaktuar d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në mocionin e t...
Prej disa muajsh CNA.al ka raportuar se biznesmeni Irfan H...
Sot gjatë mocionit për debat për çështjen McGonigal, k...
Debatet mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar ...
Komuniteti Shqiptar në Greqi ka bërë me dije se po kër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...