Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher. Në takim ishin të pranishëm: e ngarkuara me punë e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Dodaj, dhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi.
Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Vatikanit, të konfirmuara nga vizitat gjatë dy viteve të fundit të dinjitarëve të lartë shtetërorë, Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit dhe Kryeministrit.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, ato janë shpirtërore dhe frymëzuese për shqiptarët, si një komb me vlera e simbole të fuqishme. Shqipëria është toka e Gjergj Kastriotit, heroit tonë kombëtar, Atletit të Krishtërimit, dhe e Shenjtores Nënë Tereza. Vëllazëria fetare e shqiptarëve është një trashëgimi e shënuar historike. Ne vlerësojmë rolin e Selisë së Shenjtë dhe Kishës Katolike për realizimin e projekteve në arsim, trashëgimi kulturore, shëndetësi, shërbimet sociale etj. Arritjet janë një bazë solide për bashkëpunimin tonë në të ardhmen dhe promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare. Kuvendi mbështet harmoninë mes komuniteteve fetare dhe dialogun mes institucioneve fetare si edhe midis tyre dhe institucioneve shtetërore”, nënvizoi Kryetarja Nikolla.
Duke vlerësuar mbështetjen e Vatikanit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon si edhe marrëdhëniet shumë të mira kanonike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, znj. Nikolla shprehu besimin se Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë e Kosovës, si një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajon.
Imzot Paul Richard Gallagher falënderoi Kryetaren Lindita Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dhe për atë çka ofron Shqipëria për forcimin e vëllazërisë, paqes e tolerancës ndërfetare.
Selia e Shenjtë do të vijojë programet dhe projektet në Shqipëri dhe ne vlerësojmë me kënaqësi se institucionet arsimore katolike në Shqipëri janë xhevahirë mes institucioneve të tilla në vende të tjera.
Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë një prioritet për Selinë e Shenjtë. Ne besojmë se Shqipëria ecën në drejtimin e duhur, drejt destinacionit të saj europian dhe se kjo vizitë është dëshmi e këtij besimi.
Selia e Shenjtë inkurajon dhe mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si një hap drejt afrimit të njohjes së Kosovës.
Kryetarja Nikolla dhe Imzot Paul Richard Gallagher biseduam edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Vatikanit, si kontribut për paqen në rajon, kontinent e më gjerë./ CNA.al
Viti 2023 ka nisur me rekorde të reja, për sa i përket...
Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e in...
27-vjeçari, i cili u përfshi në aksidentin e ndodhur në Fi...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë n...
Ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kanë lidhje me aksident...
Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja, është shprehur ...
Businessman Gjergj Luca has emphasized that Albania should...
Gazetari i njohur Klodian Tomorri ëshëtë shprehur se p...
Biznesmeni Gjergj Luca ka përgëzuar marrëveshjen Kosov...
Fundjava është favorizuar nga moti i ngrohtë dhe dielli. ...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, këtë herë në vid...
Ish-kreu i ASHK-së, (Agjencia Shtetërore e Kadastrës),...
Ish-ministri Ditmir Bushati ka komentuar takimin në Oh...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas arritjes së mar...
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrë...
Ndërtimi i kullave dhe kateve pa leje në Tiranë është deno...
Pranvera vjen plot oferta në Megatek. Me çeljen e ditëve t...
Merr zgjidhje problematika e shoqatës së RrTL (Rrjeti i Tr...
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është thirrur sot ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është emëruar n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...