Analisti, Lorenc Vangjeli: Rama, i fundit në Republikën e Shqipërisë që do të shohë Berishën në SPAK
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se kryeministri...

Ritmet e ikjes së shtetasve shqiptarë në emigracion duket se janë ngadalësuar këtë vit, pasi kulmuan sërish në 2021-2022, pas heqjes së kufizimeve nga pandemia.
Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil tregojnë se ritmet e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë kanë rënë ndjeshëm në muajt e këtij viti, sidomos gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht kishte më shumë ikje.
Sipas Eurostat, në periudhën janar-gusht 2023 kishte gjithsej 4560 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, me një rënie prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në korrik dhe në gusht, kërkesat për azil u përgjysmuan në krahasim me periudhat përkatëse të një viti më parë, ndërsa ishin në rënie dhe në krahasim me muajt e parë të vitit.
Gjatë 2022 kishte ndodhur e kundërta, me kërkesat për azil që rriteshin duke filluar nga maji.
Kërkesat për azil janë treguesi i parë i tendencës së emigrimit. Vitin e kaluar u shënua një rritje e ndjeshme e tyre.
Në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat, (që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a.
Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%. Ndërsa të dhënat e tjera, të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend.
Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, numri total i aplikimeve në Europë arriti në 30 mijë, niveli më i lartë që nga 2006-a.
Bien ndjeshëm aplikimet nga Franca
Franca dhe Gjermania kanë vijuar të jenë dy destinacionet kryesore të shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil edhe në 8 mujorin e këtij viti.
Por, të dhënat e Eurostat tregojnë se ka një rënie të ndjeshme drejt Francës. Kërkesat për azil drejt këtij shteti u përgjysmuan në 1,690, nga 3,575 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Gjermani kishte 1015 kërkesa për janar-gusht, pothuajse në nivelet e një viti më parë. Pas tyre vjen Italia me 1050 kërkesa, Greqia 350, Belgjika me 150./ Revista Monitor

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se kryeministri...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për...
Sipas gazetares Anduena Llabani çështja e Sali Berishës pë...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka bër...
Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me anëtarin e ...
Studentët e mjekësisë nuk tërhiqen nga protestat. Ata kan...
Sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit WJP Shqipëria ka bërë...
Policia ka ndërmarrë një aksion në Shkodër. Operacioni i ...
Kastrati Group ka sjellë në Shqipëri kompaninë ajrore “Rya...
Fjala e mbajtur në seancën e të hënës në gjykatë nga J...
Avokati, Artan Simoni nuk do të përfaqësojë ish-kryemi...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha...
Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Genc Gjokut...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka folur për se...
Policia në Kinë ka shpëtuar rreth 1000 mace nga një ka...
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ...
Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Beris...
Izraeli ka reaguar me zemërim ndaj komenteve të bëra n...
Arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe akuzat ndaj ish kryemin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...