web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha “mollë sherri”/ Klodiana Lala përplaset me Bozdon: Çfarë më kujton mua?

25 Tetor 2023, 21:49, Aktualitet CNA
Berisha “mollë sherri”/ Klodiana Lala përplaset me Bozdon:
Klodiana Lala dhe Eno Bozdo

Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me anëtarin e Kryesisë së PD Eno Bozdo, teksa kanë diskutuar për akuzat ndaj ish kryeminsitrit Sali Berisha.

Gazetarja është shprehur se SPAK ka vendosur një standart të ri që po frikëson politikanët, ndërsa Bozdo e ka thumbuar duke thënë se nëse këtë e ka thënë Rama po e pranon si të vërtetë.

Pjesë nga debati

Bozdo: Ju e paragjykoni zotin Berisha…

Lala: Jo! të lutem të mos kalojmë degë më degë. Në këndvështrimin tim Berisha është i pafajshëm, derisa gjykata ta vendosë. Prokuroria thotë se trashëgimtarët e 5 familjeve kishin informacion për ato çfarë ndodhte brenda institucioneve…

Bozdo: Nuk ishte kjo pyetja.

Lala: Unë nuk jam prokuror.. SPAK në momentin konkret ka vendosur një standard të ri. Standardi që është ndjekur në rastin e Berishës nga SPAK ka frikësuar politikanët e tjerë.

Bozdo: Nëse ka thënë Rama se ka frikë, e pranoj.

Lala: Unë dhe Rama jemi parë 2 herë përballë. Ajo çfarë po thoja është se, unë si gazetare kam kuptuar se klasa e juristëve në këtë vend, është futur një standard i ri që edhe SPAK mund të hetojë dhe ata që fshihen  nga vendimet kolegjiale. Çfarë më kujton mua zoti Bozdo?/ CNA

 





Lajmet e fundit nga