
Një ditë para nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka dalë me një mesazh për studentët dhe pedagogët.
Në një status në rrjetet sociale, Kushi thotë se këtë vit Qeveria ka ofruar përjashtim nga tarifat dhe bursat mujore me vlerë sa paga minimale për studentët që zgjedhin programet prioritare, ata që kanë rezultate të shkëlqyera, si dhe studentët fitues në olimpiada ndërkombëtare.
Për sa i përket akomodimit në konvikte, ajo deklaron se po vazhdon puna për përmirësimin e kushteve.
Gjithashtu, ministrja është ndalur edhe te pedagogët, të cilëve u ka kërkuar të rrisin përpjekjet dhe bashkëpunimin, në kohën kur këta të fundit vijojnë me protestat dhe kanë paralajmëruar bojkot.
Mesazhi i plotë i Evis Kushit:
Të dashur studentë dhe pedagogë,
Dua ta nis me një urim shumë të përzemërt për një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm për të gjithë ju!
Veçanërisht ju që uleni për herë të parë në auditoret e universiteteve, ju përgëzoj që pas përfundimit me sukses të shkollës së mesme, keni zgjedhur të hidhni hapa të mëtejshëm në rrugëtimin drejt dijes, një rrugëtim i gjatë sa vetë jeta.
Ky vit i ri akademik përkon me një situatë të vështirë, kur e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë, po vuan pasojat e një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të mbështetur çdo familje, përfshirë edhe familjet tuaja, për të zbutur sa më shumë efektet e krizës së çmimeve. Por mbështetja jonë për ju nuk ndalet këtu.
Këtë vit kemi ofruar përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale për studentët që zgjedhin programet prioritare, ata që kanë rezultate të shkëlqyera, si dhe studentët fitues në olimpiada ndërkombëtare.
Ndërkohë, po vazhdojmë pa u ndalur punën dhe investimet për përmirësimin e kushteve të akomodimit në rezidencat studentore, si në kryeqytet ashtu edhe në qytete të tjera universitare. Kemi forcuar bashkëpunimin edhe me bashkitë, vetë universitetet dhe donatorë të ndryshëm, që infrastruktura universitare kudo në Shqipëri të ofrojë standardet më të mira bashkëkohore.
Dua t’ju falënderoj me zemër që keni vendosur të studioni në Shqipëri, duke i besuar ndër të tjera edhe procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve. Ky proces do t'i japë edhe më shumë cilësi dhe vlerë diplomës suaj, duke u afruar më shumë me universitetet më prestigjoze evropiane e botërore.
Ne do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht që ju të keni alternativa të reja cilësore studimi këtu, me qëllim që pas studimeve të integroheni sa më shpejt në tregun e punës e të jepni sa më shumë kontribut për Shqipërinë tonë të dashur.
Ne kemi nevojë për ju! Vendi ka shumë nevojë për ju!
Dy fjalë edhe për ju, të dashur kolegë pedagogë.
Dua t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time maksimale për punën dhe përkushtimin tuaj në formimin e profesionistëve të së ardhmes. E në këtë fillim viti akademik, kam besim që ne do t'i rrisim më tej përpjekjet dhe bashkëpunimin për të bërë më të mirën për studentët tanë, por edhe për të rritur performancën në të gjitha aspektet akademike e universitare, në funksion të zhvillimit të vendit. Mbështetja jonë edhe për ju do të vazhdojë pa u ndalur.
Urime dhe suksese të gjithë bashkë!/ B.A. - CNA.al
Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se sulmi i kësa...
Policia e Shkodrës ka finalizuar fazën e gjashtë të megaop...
Gazetari Agim Xhafka ka thumbuar pronarët e incenerato...
Sulmet kibernetike që prekën sistemet online pak kohë më p...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregon hist...
Efektivi i policisë rrugore, Florenc Bicerri ka përfunduar...
Qafë-Morinë lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, arresto...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Sot, themeluesi i "Top Channel", Dritan Hoxha, do të f...
Partia e Lirisë ose e quajtur ndryshe “Partia e Incene...
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Voksh...
Policia e shtetit ka bërë bilancin e punës së një jave...
Kryetari i Partisë Demokratike , Sali Berisha ka përsh...
Pak javë më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka rrëfyer detajet e njohj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vendosur që këtë herë t...
Unioni i Këshillave Studentorë ka bërë me dije se sot ...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhj...
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla se, të dhënat e dala n...
Avokati Anton Kosteri, në një deklaratë për mediat, ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...