Terrorizmi me review-të kundër bizneseve/ Rama: Ato yje ndajnë Shqipërinë e dembelhaneve
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për terrorizmin me r...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për terrorizmin me r...

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se sulmi i kësaj jave ndaj të paktën 14 faqeve të internetit të aeroporteve të SHBA-së, përfshirë ato në Los Angeles dhe Çikago, duket të jetë vepër e një grupi rus të hakerëve. Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Mike O'Sullivan, ndërprerjet nuk shkaktuan probleme të mëdha për pasagjerët e linjës ajrore, por ekspertët thonë se ato nënvizojnë një kërcënim të madh.
Sulmi me qëllim pamundësimin e shërbimeve u bë ndaj faqeve të internetit të 14 aeroporteve amerikane, duke i përmbytur ato me trafik në përpjekje për t'i mbyllur ose për ta bërë të vështirë përdorimin e tyre.
Sulmi sipas ekspertëve u krye nga grupi rus i hakerëve “Killnet”, i cili ka dhjetëra mijëra ndjekës në kanalet e saj në “Telegram”, një platformë që përdoret shumë në Rusi dhe në Ukrainë.
Hakerët rusë po hakmerren ndaj sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, të cilat i quajnë vepër agresioni.
“Ata kanë pohuar se çdo grup që është në anën e Ukrainës ose që ofron mbështetje për Ukrainën, po kontribuon në këtë agresion kundër Rusisë. Kjo është arsyeja pse ata po kryejnë këto sulme kibernetike. Më kujtohet në maj të vitit 2022, “Killnet” i shpalli luftë zyrtarisht 10 vendeve, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë”, thotë analisti i Inteligjencës së Kërcënimeve kibernetike, Ivan Righi.
“Killnet” po bën luftën kibernetike, ndërsa lufta fizike vazhdon. Më 8 tetor, një shpërthim dëmtoi urën që e lidh Rusinë dhe gadishullin e pushtuar të Krimesë.
Ekspertët dhe një zyrtar i lartë amerikan thonë se nuk ka ende prova se qeveria ruse qëndron pas këtij sulmi kibernetik. Ndikimi i hakerëve sipas tyre ishte i kufizuar.
“Ata po sulmojnë organizata me rëndësi kritike, por në fakt nuk po synojnë drejtpërdrejtë organizatën. Ata po sulmojnë faqet e internetit të lidhura me këto organizata, të cilat në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me operacionet”, vlerëson zëvendës shefi i analizave të inteligjencës tek organizata “Mandiant”.
Operacionet e linjave ajrore nuk u prekën.
Hakerët shfaqin nivele të ndryshme aftësish, nga fillestarët tek ekspertët, dhe ata i publikojnë sukseset e tyre.
“Ata janë shumë të interesuar për vëmendjen në media pasi kështu e kanë ndërtuar imazhin e një grupi të suksesshëm”, vlerëson analisti Ivan Righi.
Megjithëse kanë status yjesh në Rusi, ekspertët thonë se dëmi nga sulmet si ky i fundit është minimal.
“Ato janë vërtet sipërfaqësore, janë sulme afatshkurtëra, por në fund të fundit, nuk është e lehtë t’i injorosh”, thotë zoti Hultquist nga organizata Mandiant.
Eksperti nga organizata Mandiant thotë se ka gjasa sulme të tilla të vazhdojnë./ VOA
Policia e Shkodrës ka finalizuar fazën e gjashtë të megaop...
Gazetari Agim Xhafka ka thumbuar pronarët e incenerato...
Sulmet kibernetike që prekën sistemet online pak kohë më p...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregon hist...
Efektivi i policisë rrugore, Florenc Bicerri ka përfunduar...
Qafë-Morinë lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, arresto...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Sot, themeluesi i "Top Channel", Dritan Hoxha, do të f...
Partia e Lirisë ose e quajtur ndryshe “Partia e Incene...
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Voksh...
Policia e shtetit ka bërë bilancin e punës së një jave...
Kryetari i Partisë Demokratike , Sali Berisha ka përsh...
Pak javë më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka rrëfyer detajet e njohj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vendosur që këtë herë t...
Unioni i Këshillave Studentorë ka bërë me dije se sot ...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhj...
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla se, të dhënat e dala n...
Avokati Anton Kosteri, në një deklaratë për mediat, ka...
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka komentuar sulmet k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...