E hënë intensive për Kuvendin/ Zbardhet rendi i ditës për seancën plenare
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë tre persona për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike në fushën e drejtësisë.
Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi u dërguan për gjykim nga SPAK më 28 tetor 2025 dhe u gjykuan nga GJKKO me procedurë të shkurtuar.
Njoftimi:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 177/1 procedimi të vitit 2025, ndaj të pandehurve Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi”.
2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi, me vendimin nr. 9, datë 05.02.2026 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Musa Gjikola për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 1), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. 2. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Musa Gjikola i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
3. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Musa Gjikola fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025, dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për episodin 1), parashikuar nga neni 245/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për episodin 2), parashikuar nga neni 245/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Erjon Dani, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të Kodit të Procedurës Penale, pasi fakti objekt akuze nuk përbën vepër penale.
7. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Erjon Dani dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.
8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Erjon Dani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
9. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Erjon Dani fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025 dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Roçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 2), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Roçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 3), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
12. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Vilson Roçi dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
13. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Vilson Roçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
14. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Vilson Roçi fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025, dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
15. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
16. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi. 17. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar./CNA
Pastori Akil Pano ndau pasditen e sotme një koment lidhur ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të nisë shqyrtimin e an...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për jetë për Ardia...
Pasditen e sotme janë regjistruar sërish lëkundje tërmeti ...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Kompania "Gener 2" ka reaguar në lidhje me projektin “Blue...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta tha so...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediet pas sea...
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka dal...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurim...
Këshilli i Ministrave ka vendosur më 3 shkurt 2026 heqjen ...
Ambasada Gjermane në Shqipëri bashkë me një delegacion të ...
Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në fshatin Panar...
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është ...
Prokuroria e Durrësit ka thelluar hetimet në lidhje me për...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim të rëndësi...
Banorët e Durrësit kanë protestuar ditën e sotme para bash...
Protesta e banorëve para Bashkisë së Beratit vijon. Raport...
Banorët e fshatrave Gjeroven, Veleshnjë, Mbolan të Beratit...
Bashkëshortja e Armir Shahinit, i njohur si Miri i “West S...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...