"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...

Ambasada Gjermane në Shqipëri bashkë me një delegacion të përbërë nga përfaqësues të Bashkimit Europian, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, SASPAC, KfW dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) vizituan nënstacionin 400 kV “Tirana 3” në Petrelë, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në sektorin energjetik të vendit.
Nënstacioni “Tirana 3” është pjesë e Programit të Transmetimit Tirana–Rrashbull / Unaza e Tiranës dhe zbatohet nga OST, me bashkëfinancim nga Gjermania dhe Bashkimi Europian përmes bankës gjermane të zhvillimit KfW. Projekti synon forcimin e rrjetit kombëtar të transmetimit të energjisë elektrike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik shqiptar.
Në kuadër të projektit, një rol të rëndësishëm luan edhe ekspertiza gjermane, ku kompania Fichtner vepron si këshilltar implementimi, ndërsa EFACEC, pjesë e grupit me seli në Mynih Mutares, kontribuon me përvojën dhe njohuritë e saj teknike për ndërtimin e një rrjeti transmetimi modern dhe të gatshëm për të ardhmen.
Investimi në nënstacionin “Tirana 3” pritet të sjellë përfitime konkrete, si rritja e besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, përmirësimi i sigurisë energjetike për Shqipërinë dhe rajonin, forcimi i lidhjeve me tregjet rajonale dhe të Bashkimit Europian, si dhe krijimi i më shumë hapësirës për integrimin e energjive të rinovueshme dhe përparimin e tranzicionit të gjelbër.
Për më shumë se dy dekada, Gjermania ka qenë një partner i qëndrueshëm i Shqipërisë në sektorin energjetik, duke financuar mbi 700 kilometra linja energjie, përfshirë edhe linja ndërkufitare, dhe duke kontribuar në modernizimin e infrastrukturës energjetike të vendit.
Nënstacioni “Tirana 3” konsiderohet një element kyç jo vetëm për zhvillimin e rrjetit elektrik, por edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, stabilitetit energjetik dhe rritjes ekonomike miqësore me klimën.
“Së bashku për të ardhmen e energjisë të Shqipërisë. Dje vizituam së bashku me Delegacionin e BE-së, Ministrinë shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë, SASPAC, KfW dhe OST, nënstacionin 400 kV “Tirana 3” në Petrelë. Një shembull i fortë se si partneriteti shndërrohet në energji reale për të ardhmen.
Nënstacioni është një hap i rëndësishëm i Programit të Transmetimit Tirana–Rrashbull / Unaza Tiranës. I zbatuar nga OST dhe bashkëfinancuar nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian përmes KfW-së, projekti forcon bazën e rrjetit elektrik të Shqipërisë.
Ekspertiza gjermane gjithashtu është pjesë e projektit:
Fichtner si këshilltar implementimi dhe EFACEC, pjesë e grupit të Mynihut Mutares, sjellin njohuritë e tyre, për një rrjet transmetimi të qëndrueshëm, modern dhe të gatshëm për të ardhmen.
Çfarë do të thotë kjo në terma konkretë:
-një rrjet elektrik i besueshëm
-siguri më e madhe energjetike për Shqipërinë, rajonin dhe Evropën
-lidhje më të mira me tregjet rajonale dhe të BE-së
-më shumë hapësirë për energjitë e rinovueshme dhe tranzicionin e gjelbër
Për më shumë se 20 vjet, Gjermania ka qenë një partner i besueshëm në sektorin energjetik të Shqipërisë - duke financuar më shumë se 700 km linja energjie, duke përfshirë linjat ndërkufitare.
???? + ???? + ? = ???? e ardhmja
Një rrjet i fortë elektrik është më shumë sesa infrastrukturë - është baza e bashkëpunimit, stabilitetit dhe rritjes miqësore me klimën”, njofton Ambasada Gjermane./ CNA
Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në fshatin Panar...
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është ...
Prokuroria e Durrësit ka thelluar hetimet në lidhje me për...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim të rëndësi...
Banorët e Durrësit kanë protestuar ditën e sotme para bash...
Protesta e banorëve para Bashkisë së Beratit vijon. Raport...
Banorët e fshatrave Gjeroven, Veleshnjë, Mbolan të Beratit...
Bashkëshortja e Armir Shahinit, i njohur si Miri i “West S...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, i përfshirë në skan...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar pjesërisht ankimimi...
Një nga historitë më të veçanta e incizuar nga e bija e Ha...
Kushtet e përkeqësuara të motit kanë sjellë probleme në qa...
Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit, Jurgen Karaj...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan për takimin me At...
Qarku i Korçës është goditur nga një seri lëkundjesh tërme...
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur pozicionin vakant të anët...
Banorët e Bilishtit dhe fshatrave përreth në zonën e Devol...
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu raprothet se ës...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në qytetin e...
Publikohet drafti i amnistisë penale për të burgosurit, e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...