web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndahet nga jeta artisti Xhelal Pullazi

16 Mars 2026, 15:51, Aktualitet CNA

Ndahet nga jeta artisti Xhelal Pullazi

Këtë të hënë u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare artisti Xhelal Pullazi.

Pullazi mbetet në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si një prej figurave të brezit të parë të institucionit, që prej krijimit të tij në vitin 1957.

Ndahet nga jeta artisti Xhelal Pullazi

Si pjesë e korit të ansamblit, Xhelal Pullazi dha një kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të këtij institucioni, duke u dalluar për zërin e tij brilant bass dhe për rolin si kthyes i parë në këngët e grupit polifonik.

Ai mori pjesë në shfaqjet e para të ansamblit në skena dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, si edhe në turnetë ndërkombëtarë që e çuan folklorin shqiptar në skena të shumta të Europës dhe më gjerë./CNA





Lajmet e fundit nga