web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

16 Mars 2026, 10:05, Aktualitet CNA


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Paraqitja e tij në SPAK vjen në zbatim të masës së sigurisë "detyrim me paraqitje". 

Kreu i PD-së duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Kujtojmë se ai ndodhet nën akuzë për korrupsion për dosjen “Partizani”.

Akuza zyrtare që iu komunikua Berishës ishte “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK-ut, Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi. /CNA





Lajmet e fundit nga