Pas denoncimit të CNA.al, vjen reagimi i Policisë Rrugore/ Hiqen makinat e aksidentuara para komisariatit
Pas denoncimit të bërë me 3 korrik 2022 nga CNA.al, pë...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zhviilluar një vizitë në Britaninë e Madhe, me ftesë nga Drejtori i NCA (Agjencia e Luftës Kundër Krimit).
Një delegacion i lartë i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me fokus rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese britanike, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave të përfituara nga aktivitetet kriminale.
Drejtor Nano zhvilloi takime me homologun e tij në NCA, me Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Home Office, si dhe me autoritete të larta të agjencive homologe ligjzbatuese të Metropolitan Police, Antiterrorit Britanik, Border Force etj.
Gjithashtu u krye një vizitë në portin e Dover, ku u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nga autoritetet britanike, si dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.
Gjatë takimeve, Nano ka marrë mbështetje të plotë nga drejtuesit e strukturave policore dhe agjencive ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, të cilët kanë vlerësuar me nota pozitive rezultatet e arritura 6 muajt e fundit, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit, kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta, si dhe të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.
Nano i ka siguruar ata se sfidat që na presin janë të përbashkëta dhe pa një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve rezultatet nuk do të jenë në favorin tonë. Nano siguroi se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet dhe është shumë e angazhuar për të luftuar në krah me partnerët, fenomenet kriminale që dëmtojmë dhe cenojnë jetën, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve të të dy vendeve tona, të BE-së e më gjerë.
Kjo vizitë vjen pas vizitave të njëpasnjëshme, shumë të rëndësishme, të zhvilluara në SHBA, Gjermani, Greqi dhe Izrael, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin, rritjen e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Pas denoncimit të bërë me 3 korrik 2022 nga CNA.al, pë...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Kryeministri Edi Rama, ka vizituar familjen e 18-vjeça...
Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqë...
Bordi i Transparencës në datë 15 korrik 2022, në mbled...
Të gjithë e kemi parë filmin “I vetëm në shtëpi”, kur pri...
Një nga aksioneret e "Top Medias", Vjollca Hoxha, sipas ra...
U shfaq për herë të parë në foltoret e ish-kryeministr...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është ...
Partia e inceneratorëve, LSI, është zgjuar para zgjedhjeve...
Në Komisionin e Ligjeve po mbahet seanca dëgjimore me kand...
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në eks...
Arben Kraja, në fund të dhjetorit të këtij viti, lë ka...
Njerëzit në Holandë janë mjeshtra për këtë gjë: Duke ndërt...
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot në Kuv...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur pro hartës së re...
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit...
Merita Hajdari, është gruaja së cilës dyshohet se i ka...
Aleanca për Mbrotjen e Butrintit po proteston prej 12 ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...