Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar pas lajmit për përfundimin e manadatit të ambasadores së SHBA-ës në Shqipëri, Yuri Kim.
Murrizi ka ndarë në rrjete sociale një shkrim dedikuar ambasadores, ku me fjalët e tij në formën e një këshille i ka sugjeruar Yuri Kim që ta bëjë sa më shpejtë koktejin e lamtumirës në mënyrë që mos të shpallet non-grata.
Gjithashtu ai është shprehur se kjo masa e rreptë ndëshkimi vlen edhe për amabasadorët e vendeve të tjera që ata të rrinë “urtë” dhe në “rresht” pasi ata do të jenë nën “hyqmin” e qeverisë së Ramës për sa kohë ai do të ketë Sorrosin mik.
Statusi i plotë:
E nderuar Znj. Kim!
Të kam bërë disa herë thirrje publikisht që të kesh “kujdes” me qeverinë Rama se ata kanë mik dhe shok “padronin” tënd Sorrosin ndaj nuk pyesin fare për ju, sidomos kur ju kerkoni të dilni nga “rreshti”, sepse prej 3 vitesh Rama ju ka konsideruar si vartëse të Znj. Xhaçka dhe jo siç keni menduar ju se ju konsideron.
Ndaj edhe “shkarkimin” tënd e “firmosi” dje Znj. Xhaçka sepse ju keni dalë “pak” nga “rreshti” duke marrë përsipër të diktoni KLP për të zgjedhur më datë 16 si drejtues të SPAK-ut, Z. Dumani ndërkohë që qeveria, partia, bashkia, prokuroria,”shoqnia” e “çunave problematik” preferojnë tjetër kënd.

E-mailet që ju Znj. Kim ju dërguat nominalisht anëtarëve të KLP ku i ftonit në takim tek e tek në rezidencën tuaj nga data 1 dhjetor deri në 12 dhjetor. Gëzuan anëtarët e KLP se u ndjenë të “rëndësishëm” dhe të vlerësuar, por shqetësuan KÇK e Ramës dhe tufën e tij qeverisëse në qeveri, bashki, prokurori, drejtësi, politikë, biznes.
Prandaj më degjo mua si fshatar që jam të paktën këtë herë pas “shkarkimit” që të bëri dje Olta.
Mos harxho më kot kafe, çaj, ujë apo qumësht këto 3 ditë me 3 anëtarët e tjerë të KLP që të kanë ngelur pa takuar deri më datë 12, sepse ata 8 anëtarë qe ke takuar deri sot, kanë “raportuar” me “detaje” tek padronët e tyre fjalë për fjalë çfarë ju ke thënë.
Edhe pse jo të gjithëve ju ka thënë troç për kë duhet të votojnë, përsëri ata e kanë kuptuar për çfarë i ke thirrur dhe kë deshiron ti që ata të votojnë.
Mirëpo ndoshta ju Znj. Kim nuk keni “kuptuar” që KLP nuk ju ka më frikë e as ka ndonjë interes tek ju sepse ata pas 1 viti mbarojnë mandatin dhe duan ta kenë mirë me qeverinë, bashkinë, partinë, prokurorinë, shoqërinë se kanë pothuajse të gjithë familjaret e tyre të punësuar në shtet, në pushtet, në qeveri, në bashki, në prokurori, në drejtësi dhe kanë marrë ndonje gjë të “vogël” edhe nga “ shoqeria”.
Ndërsa ju Znj. Kim as ju dhatë status prokurori, as keni mundësi të punësoni familjaret e tyre në qeveri, bashki, drejtësi etj.
Prandaj e nderuar Znj. Kim, që 11 anëtarët e KLP ta marin vesh mirë kush është “kapo” dhe kush është më i forti, qeveria “vendosi” dje “ shkarkimin” tuaj nga detyra.

Kështu që nga sot mos harxho as kohë më fare për të takuar askënd jo vetëm nga KLP, por as nga SPAKU, KLGJ, KED, Gjykata , Prokuroria, se askush nuk ju degjon më.
Dhe nëse në vendin tuaj vjen Z. David, ka shumë mundësi që në koktejlin e largimit tënd, mund të thonë që të ka “shkarkuar” Znj. Rudina Hajdari, por të paktën një herë me dëgjo mua se mikja ime Rudina, nuk ka “dorë” fare në “shkarkimin” tënd.
Bile të sugjerojë shumë miqësisht Znj. Kim që ta bësh sa më shpejtë koktejlin e “lamtumirës” dhe ftoj të gjithë pa përjashtim, që tu japësh të kuptojnë se e keni “kuptuar” mirë “gabimin” që këni bërë, se ndryshe kam frikë se do të shpallin non grata e do të “përzenë” pa ardhur shkresa e “shkarkimit.
Kjo “masë” e rreptë “ndëshkimi” vlen edhe për ambasadorët e tjerë të vendeve të tjera që të rrinë “urtë” dhe në “rresht” e të mos “mendojnë” se ata varen nga qeveritë e vendeve te tyre, por ata janë nën “hyqmin” e qeverisë së Ramës sa të ketë Sorrosin mik shokë, padron, apo Aleksin vëlla.
Dhe nëse ndonjë ambasador i ndonjë shteti tjetër do të guxojë që t’ia prishi sado pak terezinë qeverisë dhe “kapos”, ka shumë mundësi që të shkojë IKMT për t’i vënë eksploziv e ta rrëzojë njëlloj si “Hotel Prestige” në Golem.
Eeehhhh e nderuar Znj. Kim.
Nuk bëhet “shaka” me lidera global të nivelit galaktik si kapo i qeverisë shqiptare.
Ishalla nuk të ka marrë inat shumë siç mori Benin e disa ish-ministra të tij që i shkarkoi para pak kohësh e nuk ju flet më fare me gojë, se pastaj mund të “dalesh” në pension fare edhe pse nuk je ne moshë pensioni.
Të përshëndes Znj. Kim dhe uroj që të “shpëtosh” me sa më pak “ndëshkim” se ke pak kohë qe nuk je “sjellë” mirë sidomos kur u mërzite me shkarkimin e “kampion” Gledisit të policisë.
Mos u mërzit dhe mos u zhgënje nga këta mosmirënjohës se këta nuk dinë gjë tjetër veçse të “flakin” kur mendojnë që nuk ju hynë më në punë.
Ndaj të uroj miqësisht dhe shumë sinqerisht suksese në jetë./ CNA.al
Barometri konfirmon përkeqësimin e gjendjes ekonomike ...
“Rozafa Fisha City” në Maliq po fillon të marrë jetë. ...
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Elbasan-Metal...
Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Samitit BE-B...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e s...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ësh...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ka ...
Ditën e djeshme u bë e ditur se me përfundimin e manda...
Pas shembjes së “Prestige Resort”, një tjetër hotel...
 Komisioni Evropian kërkon nga Shqipëria që të heqë dorë n...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive që ndodhet në d...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Avokati i 31-vjeçarit Gert Shehu, Ervis Lila, ka folur...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Mediat pranë qeverisë ditët e fundit kanë filluar me n...
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me ...
“Top Channel” ka filluar të bëjë opozitë, të marrë rol...
GJKKO ka shpallur të pafajshme, deputeten e PD-së, Albana ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, dhe përfaq...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...