Shqipëria po humbet tregjet e rajonit
Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë s...

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në procedurën e ekstradimit të një të dënuari. Personat e dërguar për hetim janë Zef Mali, Kreshnik Domi dhe Jemine Çoku.
Sipas njoftimit të SPAK-ut, ish-gardisti Zef Mali, në bashkëpunim me Kreshnik Dominin, i kanë kërkuar Jemine Çokut 20 mijë euro për të ndikuar në mënyrë të paligjshme te funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me ndjekjen e procedures së transferimit në Shqipëri të vëllai të saj, i cili ishte i dënuar në Turqi.
Njoftimi i plotë i SPAK-ut:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2025,në ngarkim të të pandehurve:
1. Zef Mali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 dhe 25 të Kodit Penal.
2. Kreshnik Domi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 dhe 25 të Kodit Penal;
3. Jemine Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Hetimet për këtë procedim penal nisën mbi bazën e akteve që u referuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Tiranë.
Përmes veprimeve hetimore, përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe administrimit të provave u dokumentua fakti penal, sipas të cilit i pandehuri, Zef Mali, në bashkëpunim me të pandehurin, Kreshnik Domi i kanë kërkuar dhe marrë të pandehurës, Jemine Çoku një përfitim të parregullt prej 20.000 (njëzet mijë) eurosh.
Në kohën kur Zef Mali ka kryer këtë veprim mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës dhe Kreshnik Domi ishte një lidhje shoqërore e tij.
Sipas hetimeve, ata i kanë premtuar dhe siguruar të pandehurës Jemine Çoku se do të ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për të ndjekur procedurën e transferimit në Shqipëri të vëllai të saj, shtetasit shqiptar Kujtim Çeliku, i dënuar me burgim në Republikën e Turqisë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Konkretisht, nga muaji janar deri në tetor të vitit 2025, në të cilën ishte në zhvillim procedura e personit të dënuar, të pandehurit Zef Mali dhe Kreshnik Domi kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me të pandehurën Jemine Çoku dhe me familjarë të tjerë të saj, duke i siguruar se ata kishin mundësi të ndikonin tek funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e procedurës së transferimit të të dënuarit.
Për këtë qëllim, e pandehura Jemine Çoku u ka dhënë të pandehurve shumën prej 20.000 eurosh, si përfitim të parregullt.
Gjatë hetimit është evidentuar gjithashtu fakti i fillimit të ndjekjes së procedurës ligjore të transferimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për shtetasin shqiptar, Kujtim Çeliku, për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri. /CNA
Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë s...
Mbrëmjen e sotme është mbajtur ceremonia hapëse e Lojërave...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për rrëzimin e...
Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e qeverisë për vend...
Një person ka tentuar të vjedhë pasditen e sotme një filia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka treguar...
Gjykata e Durrësit ka verifikuar masat e sigurisë për 20 t...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës kërk...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë përfunduar ...
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Këshilli i Ministr...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mir...
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe ...
Sot feston 63-vjetorin e lindjes klarinetisti dhe këngëtar...
Shkëlqim Hajdari është emëruar zyrtarisht në detyrën e Pr...
Gjykata Kushtuese është mbledhur sërish ditën e sotme në l...
Gërryerja pranë shtratit të lumit të Verdovës po thellohet...
Zona e Qafë Thores në aksin Bogë–Theth është rihapur për q...
Një delegacion i bashkisë Pogradec ka zhvilluar një vizitë...
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte projektligjin ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...