Mbledhja e qeverisë/ Miratohet projektligji për dhënie amnistie
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mir...

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka propozuar Kuvendit dy emra për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Sipas vendimit të qeverisë këto dy anëtarë të propozuar janë Jonida Prifti dhe Ervin Mete.
VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË DY ANËTARËVE PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:
– Znj. Jonida Prifti;
– Z. Ervin Mete.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pesë prej anëtarëve propozohen nga Kuvendi, tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.
Ligji parashikon që kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe që kanë arsimin e lartë ekonomik ose juridik; përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.
Sipas ligjit, funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me funksionin e punonjësit, administratorit dhe aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë. /CNA
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mir...
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe ...
Sot feston 63-vjetorin e lindjes klarinetisti dhe këngëtar...
Shkëlqim Hajdari është emëruar zyrtarisht në detyrën e Pr...
Gjykata Kushtuese është mbledhur sërish ditën e sotme në l...
Gërryerja pranë shtratit të lumit të Verdovës po thellohet...
Zona e Qafë Thores në aksin Bogë–Theth është rihapur për q...
Një delegacion i bashkisë Pogradec ka zhvilluar një vizitë...
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte projektligjin ...
Rruga që lidh fshatin Senisht me pjesën tjetër të bashkisë...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug...
Ndryshe nga Mero Baze që ka kaluar në ekstrem duke pub...
Elman Abule është një personazh jo pak i njohur për publik...
Ashtu siç pritej, Ylli Manjani, ish-ministri i Edi Ramës, ...
Sulmet mediatike ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqta...
Ditën e diel, në GJKKO u zhvillua një seancë gjyqësore sip...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Er...
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se për të arritur në një r...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që parashikohen për...
Shkëlqim Hajdari pritet të emërohet në detyrën e Prefektit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...