
Prej javësh, CNA ka ngritur shqetësimin e përhapjes në masë të përdorimit të drogave dhe uljen e kufirit të moshës. CNA dërgoi edhe kërkesë për informacion në autoritetet përgjegjëse, për të dhëna që lidhen me rritjen e përdorimit të drogërave.
Pas Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Policisë, kërkesës për informacion i është përgjigjur ministria e Shëndetësisë. Kjo e fundit bën me dije se numri i pacientëve që janë trajtuar në Shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksiokologjisë Klinike pranë QSUT-së gjatë vitit 2023 ka qenë 491, prej të cilëve 328 janë pacientë të hospitalizuar dhe 163 të trajtuar ambulatorisht.
Ndërkohë, përgjatë periudhës Janar-Nëntor 2024, nga ky shërbim janë trajtuar rreth 346, prej të cilëve 180 pacientë janë trajtuar ambulatorisht.
Numri më i madh i përdoruesve të drogës në vendin tonë, që ka marrë trajtim në Shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksiokologjisë, kanë qenë nga qarku i Tiranës.
Përsa i përket numrit të nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të trajtuar si përdorues të lëndëve narkotike, gjatë periudhës 2023-2024 janë regjistruar 5 fëmijë të kësaj grupmoshe. Ata kanë pasur çrregullime të shëndetit mendor.
Sipas ministrisë, këto probleme kanë ardhur si pasojë e përdorimit të “tullumbaceve”, ose oksidit të azotit, përdorimi i së cilit shënoi një rritje të ndjeshme vitin e fundit.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë thotë se lënda narkotike më e përdorur nga të rinjtë është kanabisi. Por rezulton se pacientët më të shumtë në numër, që janë paraqitur për ndihmë të specializuar, kanë qenë përdorues të kokainës, kryesisht persona mbi 18 vjeç.
Në përgjigjen për CNA, MSH bën me dije se mosha më e shpeshtë që i nënshtrohen terapisë për trajtimin e çrregullimeve të përdorimit të drogave, është ajo ndërmjet 25-35 vjeç.
Po ashtu thotë se po trajtohen rreth 782 persona pranë Njësive të Trajtimit Mbajtës me Metadonë në 12 qarqet e vendit.
Ministria e Shëndetësisë tregon se trajtimi i pacientëve, përfshirë të rinjtë, nis me vlerësimin e situatës klinike, nëpërmjet ekzaminimeve të ndryshme që kryhen, si dhe kryerjes së konsultave ndërdisiplinore me specialist të ndryshëm, sipas nevojave të pacientit./ CNA



Tri ditë më parë, BKH ushtroi kontrolle tek familjarët...
5 vjetori i krijimit e gjen Agjencinë Kombëtare të Mbrojtj...
Në vitin 2019, aeroporti i Rinasit përpunoi 3.3 milionë pa...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, në...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar fjalimin e Sekre...
Holta Zaçaj ka reaguar në lidhje me faktin nëse mandati i ...
Gjykata e Posaçme i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotë...
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri uroi kreun e Strukturës ...
Këtë të martë, me 10 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Gazetarja Ola Xama renditi mbrëmjen e sotme kallëzimet...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi sot Altin Dum...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për vlerësimin e Alt...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është shpallur kampion gl...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) tejkaloi shifrë...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi Altin Dumanin...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është shpallur kampion gl...
Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi transparencën e ...
E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, ka folur...
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka dalë m...
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...