GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën kryesinë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, u mblodh sot më 9 dhjetor 2024 dhe zgjodhi me shumicë absolute votash Arkimandritin Anastas (Mamaj) si Episkop Ndihmës të Episkopatës së dikurshme të Krujës, i cili, sipas Statutit të Kishës, do të jetë anëtar i Sinodit të Hirshëm.
Hirotonisja e Episkopit të sapozgjedhur do të bëhet më 15 dhjetor 2024, në Katedralen Ngjallja e Krishtit, në Tiranë.

Jetëshkrim i shkurtër
Episkopi Ndihmës i sapozgjedhur i Krujës, z. Anastas (para Pagëzimit, Enkeled Mamaj), lindi më 6 gusht 1979 në Shqipëri, në qytetin e Vlorës, ku kreu shkollën nëntëvjeçare dhe të mesme. Në vitin 1999 ndoqi studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës. U diplomua në Universitetin "Ismail Qemali" të qytetit të lindjes dhe mori diplomë në Administrim Biznes (MSc) gjatë viteve 2001-2005. Në vitet 2005-2009 ka patur poste me rëndësi në Bankën Italo-Shqiptare, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka patur poste drejtuese në Union Bank.
Njëkohësisht, nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i Këshillit Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mitropolitit të ndjerë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Ignat, deri në ndarjen e tij nga jeta.
Në vitin 2017 ndoqi studimet në Akademinë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" dhe më vonë në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar LOGOS, ku mori diplomë (BSc) në Studime Teologjike Sociale dhe Shkenca Fetare në vitin 2023.

U hirotonis Dhjakon më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas. Më 20 tetor 2019 u hirotonis prift dhe më 9 gusht 2020 mori titullin e Arkimandrit.
Nga viti 2017 deri më sot kontribuon në administrimin e pasurisë kishtare dhe aktiviteteve ekonomike të Kishës së Shqipërisë.
Është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Universitar “LOGOS”, përfaqësues i Kryepiskopit Anastas në Këshillin Ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”. Gjithashtu, është këshilltar në Institucionin Arsimor “Frymë Dashurie”.
Nga data 3 dhjetor e këtij viti shërben edhe si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit. Përveç gjuhës amtare, ai flet edhe gjuhën greke, italiane dhe angleze./ CNA
Si rezultat i monitorimeve intensive nga Njësia Operaciona...
Në platformën më të madhe televizive në vend mbërritën fes...
Në qarkun e Korçës gjatë natës, reshjet kanë qenë me inten...
Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Mësohet se...
Gati 1.6 milionë euro është fondi i akorduar nga Banka Bot...
Ka nisur protestë-marshimi i të rinjëve të FRPD-së në nder...
Nis protestë-marshimi i të rinjve të FRPD-së në përkujtim ...
Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun, S...
Komunikimet e aplikacionit Sky ECC i kanë dhënë Prokur...
Në tetor, Shqipëria hapi kapitullin e parë, të përbërë nga...
Një video ka qarkulluar nga dita e djeshme, pas daljes s...
Lajmi më i rëndësishëm i ditës së djeshme dhe jo vetëm, që...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar...
Më 4 dhe 5 dhjetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Shk...
Oficerët e BKH-së zbarkuan këtë të premte në të gjitha amb...
Sot zonja Xoxa bëri rezistencë për më shumë se 1 orë p...
Oficerë të BKH-së kanë zbarkuar në të gjitha ambientet ku ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjatë muajit nëntor, puna e strukturave të Policisë së Sht...
Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e çmimit të uj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...