Miratohen ndryshimet në “Kodin Zgjedhor”
Kuvendi ka miratuar në parim me 105 vota pro, 8 vota kundë...

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në fund të këtij sesioni parlamentar dha njoftimin e dorëheqjes nga detyra.
Nikolla me zërin duke iu dridhur bëri me dije se arsyet e largimit të saj ishin shëndetësore.
Kryeparlamentarja falenderoi të gjithë kolegët dhe kërkoi ndjesë nëse ka gabuar diku me dikë nga kolegët e saj.
Në përmbyllje të mesazhit të saj të dorëheqjes, Nikolla tha se uron që të mos spekulohet me largimin e padëshiruar, duke shtuar se e ka të pamundur të vazhdojë këtë detyrë.
Fjala e Lindita Nikollës për dorëheqjen
E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy.
Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare!
Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon.
Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë.
Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im.
Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë.
Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve.
Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë.
Dua të falenderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare.
Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë.
Dua t’ju uroj megjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap.
Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap.
Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi.
Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë.
Gjithë të mirat për ju dhe famijet tuaja. Faleminderit edhe njëherë./ CNA
Kuvendi ka miratuar në parim me 105 vota pro, 8 vota kundë...
Lindita Nikolla ka bërë me dije se do të largohet nga ...
"Babalja" po kërkon të marrë vëmendjen me raportin e k...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur në Kuvend ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë fjalës së tij ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për djegien e plehr...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folru p...
Sot po zhvillohet një seancë maratonë në Kuvend ku po ...
Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e...
Pasditen e sotme është krijuar kaos në hyrje të Elbasa...
Ministri Taulant Balla ka folur sot në Kuvend për ligj...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi i është përgjigju...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk është pro ligjit pë...
Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi i është kund...
Lul Basha seriozi bën nervozin duke folur në Kuvend pë...
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Shehaj, në fj...
I vetmuar, i braktisur si mos më keq nga të gjithë ata...
Sot në Kuvend, në seancën maratonë po diskutohet për n...
Në janar të këtij viti, CNA filloi raportimet se një s...
Tarifat e shërbimit dhe çmimi i ujit në Bashkinë e Korçës ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...