Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Tarifat e shërbimit dhe çmimi i ujit në Bashkinë e Korçës janë rritur dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua unifikimi i tarifave të shërbimit për fshatrat dhe qytetin.
Ndër të tjera u miratua edhe rritja e çmimit të ujit të pijshëm për abonentët familjarë të fshatrave të Bashkisë së Korçës.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, u shpreh se rritja e tarifave është e domosdoshme pasi rritja e investimeve dhe shpenzimeve ka sjellë bilanc negativ në kompaninë e Ujësjellësit.
"Pra, në total nga 2016 deri në gjashtëmujorin e parë të 2024 janë arkëtuar 209 milionë lekë në fshatra SHA Ujësjellës Kanalizime dhe janë kthyer mbrapa në trajtë shpenzimesh dhe janë investime 966 milionë lekë me një deficit - 736 milionë lekë. Është kollaj të bësh diskutime në ajër për tarifat, por nga ana tjetër kompania duhet të ofrojë shërbime më të mira se ato që ka realizuar deri tani, duhet të kryejë edhe investime. Edhe kjo tarifë që propozohet nuk është se do të mbulojë kostot por minimlaisht të zbutë bilancin negativ të kompanisë. Kollaj është të thuash të mos paguhet fare, por puna është si do të furnizohen me ujë të pijshëm banorët. Dhe në keto vite për fshatrat e Bashkisë së Korçës është investuar në mënyrë të pjesshme ose të plotë në Drenovë, Mborje, etj. Kuptohet ka shumë probleme, ka nevojë për investime, për përmirësim të menaxhimit, por kjo është rruga", u shpreh ai.
Propozimi për rritjen e tarifave dhe çmimit të ujit ka hasur në kundërshtime nga ana e këshilltarëve të opozitës e për rrjedhojë është shoqëruar edhe me debate.

Këshilltarja e Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidolli, deklaroi për mediat se rritja e tarifave vjen në një moment kur banorët janë në vështirësi ekonomike, sidomos në fshatra. Sipas saj ka rritje për tarifat e ujit në më shumë se 40% të vlerës.
"Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Korçë i kërkoi Këshillit Bashkiak rritjen e disa tarifave të shërbimeve si në qytet ashtu edhe në zonat rurale të bashkisë. Në disa zona tarifa e ujit nga 28 lekë shkoi në 50 lekë dhe në disa zona të tjera nga 38 lekë në 50 lekë. Është rritur tarifa e ujit të përdorur në zonat urbane me 6 lekë dhe tarifat e shërbimit duke u unifikuar në vlerën 200 lekë. Rritja e tarifave është anormale për zonat rurale, pasi sot fermerët nuk sigurojne dot të ardhura për shkak të mosshitjes së prodhimeve. Nga ana tjetër, në fshatra sot kanë mbetur vetëm të moshuar të cilët jetojnë me pensione. Rritja e tarifave prek familjet dhe shtresat në nevojë dhe nuk justifikohet nga Ujësjellës Kanalizime. Pasi në fshatra sot nuk ka ujë ose uji vjen me orar, por Ujësjellësi kërkoi dhe Këshilli Bashkiak vendosi rritjen e tarifave", tha ajo.
Pavarësisht debateve kërkesa e kompanisë së ujësjellës kanalizimeve është miratuar me 20 vota pro nga 27 këshilltarë që ishin të pranishëm në mbledhje./CNA
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 muaj burg Vladimir Zo...
Policia, plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtar...
Luiza Gega, flamurmbajtësja e Shqipërisë në eventin më të ...
Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për çështjen e...
Një marrëveshje që siguron 136 milionë euro grante të BE-s...
Shtyhet për në datën 12 shtator seanca paraprake e “St...
Sekustrohen në Tiranë 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 ...
Prej gati 2 muajsh është rikthyer sistemi i pagesave "...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar marrëve...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka folur për ndr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeminist...
Sot është zhvilluar protesta e 18-të e opozitës para B...
Debate të forta ka patur në Kuvend pas pyetjeve të deputet...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka vënë me shpatulla pas ...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo nuk ës...
Lulzim Basha i braktisur dhe pa parti është hedhur në ...
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbledh...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur ka komentuar deklara...
Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...