web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shpëtohen dy turistët belgë

26 Tetor 2023, 09:05, Aktualitet CNA

VIDEO/ Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë,

Dy turistë belgë që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë, janë shpëtuar nga policia dhe shërbimet e zjarrfikësve.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas 5 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët janë nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikse, iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belg. Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjëndje të mirë shëndetësore.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore./CNA

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga