Video/ Rikthehen reshjet e dëborës në aksin Bogë-Theth
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë janë rikthyer në ...

Gazetarja Aranita Brahaj është një nga kandidaturat që garon për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Brahaj është mes emrave që Kuvendi do të votojë për t’u zgjedhur në këtë pozicion, ku kandidati fitues duhet të sigurojë të paktën 84 vota të deputetëve.
Por kush është kandidatja për Avokate të Popullit, Aranita Brahaj?
Aranita Brahaj me mbi 28 vite përvojë profesionale në sektorin civil, median audiovizive, administratën publike dhe auditimin ligjor e financiar. E lindur më 11 prill 1977, ajo ka një karrierë si aktiviste dhe profesioniste e angazhuar në forcimin e institucioneve, mbikëqyrjen e financave publike dhe promovimin e modeleve të qeverisjes së hapur.
Aktualisht, Aranita Brahaj ushtron detyrat si Drejtuese Projekti dhe Eksperte pranë AIS / Open Data Albania, si dhe si Asistente Lektore me kohë të pjesshme në Departamentin e Gazetarisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës (Vitet akademike 2021–2024).
Ajo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (2009) dhe mban titullin Master i Shkencave në të Drejtën Publike nga Universiteti Europian i Tiranës (2011). Studimet e saj të para universitare i ka përfunduar në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës (2000).
Gjatë karrierës së saj, Brahaj është shquar si nxitëse dhe promotore e Open Data dhe Open Government, duke krijuar platforma të rëndësishme për dokumentimin transparent të shpenzimeve publike, kontraktimeve dhe strukturave të pronësisë, si:
Open Spending Albania
Open Procurement Albania
Open Corporates Albania
Ajo është autore e metodologjive të specializuara për vlerësimin e rreziqeve në prokurimin publik dhe zbatimin e standardeve të kontraktimit të hapur në Shqipëri. Si analiste e financave publike, ka kontribuar në forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe kontrollit publik.
Në rolin e Drejtueses së projekteve të AIS, Aranita Brahaj ka udhëhequr programe të rëndësishme të shoqërisë civile, të fokusuara në: parandalimin dhe gjurmimin e korrupsionit përmes të dhënave të hapura; verifikimin e integritetit dhe deklarimeve të pasurive të zyrtarëve të nivelit të lartë; fuqizimin e të rinjve në iniciativat kundër korrupsionit; përdorimin e teknologjisë dhe aktivizmin qytetar për zgjedhje të drejta; auditimin financiar të subjekteve zgjedhore; monitorimin e integritetit institucional përmes Regjistrit të Magjistratëve (magjistrat.al).
Kontributi i saj ka qenë thelbësor në rritjen e transparencës publike dhe në vendosjen e standardeve të reja të dokumentimit të hapur në Shqipëri./CNA
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë janë rikthyer në ...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e më...
Ish-ministri, Arben Malaj e cilësoi sot SPAK-un si struktu...
Gazetari Lutfi Dervishi koentoi sot situatën e tensionuar ...
Është publikuar lista me gjashtë kandidatët që kanë dorëzu...
Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi të rën...
Pas përfundimit të mandatit Gjykata Kushtetuese ka nisur p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Këtë të martë, në Aeroportin “Nënë Tereza” u prezantua për...
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen ditën e en...
Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka kërkuar të hiqet nga treg...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar n...
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur në ambient...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd B...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore po zhvillon dit...
Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë për efektivin...
Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i...
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimimin e qev...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrën seancën ndaj Ilir M...
Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur në SPAK. GJ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...