"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Urimet për zgjedhjen e Fortlumturisë së Tij Joanit si Kryepiskop i Kishës Ortodokse Shqiptare vijojnë të jenë të shumta.
Patriarku i Antiokisë dhe i gjithë Lindjes, përgëzon Fortlumturinë e Tij dhe lutet për bekime qiellore.
“Me gëzim morëm lajmin e zgjedhjes suaj si Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Ju përgëzojmë dhe i lutemi Perëndisë së Plotfuqishëm t'ju dhurojë bekimet e tij qiellore për të shërbyer Kishën që Ai ka shpëtuar”, thuhet në urimin e Patriarkut të Antiokisë dhe të gjithë Lindjes, Fortlumturia e Tij Joan.
Një tjetër urim për Fortlumtuirinë e tij, Joan ka ardhur nga Mitropoliti i Varshavës dhe i Gjithë Polonisë, Sava.
Mitropoliti i Varshavës uron që Perëndia të ndihmojë në shërbimin e tij, Kryepiskop Joanin.
“Në emër të Kishës Orthodhokse të Polonisë si dhe personalisht, ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si Primat i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Uroj që Perëndia t’ju ndihmojë në shërbimin tuaj me përgjegjësi, për të mirën e Orthodhoksisë së shenjtë. Shpresoj që bashkëpunimi i mirë mes Kishave tona, që zhvilluam me Kryepiskopin e ndjerë Anastas, të vazhdojë dhe të përparojë më tej. Vite të shumta, Fortlumturi!
Me dashuri vëllazërore në Krishtin, Sava. Mitropolit i Varshavës dhe i Gjithë Polonisë”, thuhet në urim.
Kryepiskopi i Uashingtonit, Tikhon ka dërguar gjithashtu një urim për Fortlumturinë e Tij, Joanin.
Mitropoliti i gjithë Amerikës dhe Kanadasë uron vite të bekuara si Kryepiskop i gjithë Shqipërisë dhe lutet që marrëdhëniet e mira mes Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse në Amerikë të mbeten të forta.
“Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshtar në Misteret e Zotit,
Ju shkruaj për t’ju përcjellë urimet e mia për zgjedhjen tuaj si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Thirrja për shërbesën kryepiskopale është gjithnjë përulëse, jo vetëm për shkak të lartësisë së kësaj detyre, por edhe për barrën e rëndë që ajo mbart. Fakti që paraardhësi juaj, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i ndjerë Anastas, e kreu shërbesën e tij me kaq besnikëri, zell dhe dashuri, e thekson edhe më shumë madhështinë e detyrës që ju është besuar.
Jam i sigurt, megjithatë, se ndërsa pranoni Fronin Kryepiskopal të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga dora e vetë Krishtit, mund të mbështeteni gjithnjë në shembullin dhe mësimet e paraardhësit dhe mësuesit tuaj të ndjerë, si dhe në përvojën dhe ndërmjetësimet e të gjithë hierarkëve të shenjtë dhe të gjithë shenjtorëve. Së fundmi, ju siguroj se do të lutem për ju, vëllai im, ndërsa merrni Fronin Kryepiskopal të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Lutem për ju dhe që marrëdhëniet e mira mes Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse në Amerikë të mbeten të forta, duke u fuqizuar më tej në vitet që do të vijnë, ndërsa vijojmë të kërkojmë mundësi bashkëpunimi për shpalljen e Ungjillit dhe forcimin e unitetit të Kishës së Shenjtë Orthodhokse.
Edhe një herë, ju lutem pranoni dashurinë time vëllazërore dhe urimet e mia të përzemërta. Zoti ju dhëntë shumë vite të bekuara si Kryepiskop i gjithë Shqipërisë.
Vëllai juaj në Krishtin,
+Tikhon
Kryepiskop i Uashingtonit
Mitropolit i gjithë Amerikës dhe Kanadasë”, thuhet në urim./ CNA
Kryepsikopi i Amerikës, Elpidhoforos ka uruar për zgjedhje...
Patriarku i Gjeorgjisë, Ilia II ka uruar për zgjedhjen si ...
Një auditim performance i bërë nga Kontrolli i Lartë i Sht...
GJKKO ka shpallur sot vendimin për Jovan Memaj dhe Bernard...
Tridhjetë punonjës policie nga njësitë alpine të Tiranës, ...
Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi sot lënien në fuqi të ve...
Kryepiskopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe, z. Nikita,...
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror i Kishave, Re...
Furtunë arrestimesh në OSHEE, Rajoni Gjirokastër. Po ekzek...
Miku i kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe past...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin A Show në Syr...
Emisioni “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala ka zb...
Ambasada e Britanisë në Tiranë ka vlerësuar vizionin e Spi...
TikTok-u ka filluar të mos ketë më akses në rrjetet "mobil...
Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka marrë në hetim polic...
Kreu i Federatës Shqiptare të Zhytjes, Igli Pustina ka zhv...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka dalë nga ambiente...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në përfundim të hetimeve,...
Myslim Murrizi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. End...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...