Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK
Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur paraditen e kësa...

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve.
Sipas Ramës, shoqata ose nuk e di kuptimin e fjalës presion, ose e di që kur ankohen për të nuk u hyn gjemb në këmbë, pasi prej 10 vitesh lufton për ta.
Kryeministri thotë se shoqata gabon nëse pret që të mbyllë gojën dhe të mos ndajë opinionin e tij edhe kur është palë në një gjyq kushtetues.
Po ashtu Rama është shprehur se Shoqata e gjyqtarëve ka bërë kërkesë të përsëritur ndaj Gjykatës Kushtetuese për rirritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë dhe parlamentit.
“Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për 'presionin' tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu:
Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta, madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak 'lajthitje' të dhimbshme të Gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.
Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milion shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.
Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.
Heshtja ime herën e parë, përpara sesa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 eurosh - po, po, 1600 euro plus pagës aktuale - të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre.
Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së Gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit te drejtësia”, deklaron Rama./ CNA
Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur paraditen e kësa...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë...
Këshilli i Lartë i Prokurorëve mblidhet këtë të martë për ...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Erla: Sonte në Now kam kënaqësinë të kem të ftuar një nga ...
Sot në media dolën disa përgjime të Arbër Avramit në lidhj...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje të reja lidhur...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje lidhur me një ngja...
Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Sali Berisha u tall...
Pjesa e “fake news”-it, e manipulimit për t'i nxjerrë nga ...
Sali Berisha nuk ka nënshkruar si mbështetës i kandidaturë...
Shoqatat e të drejtave të njeriut kanë propozuar për Avoka...
Sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca ka ironizuar protestat ...
Në fshatin Çërravë të Pogradecit, dhjetëra hektarë tokë bu...
Carlo Bollino, një nga ushtarët dhe shërbëtorët e Erion Ve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari ...
Dy çmime ndërkombëtare, dhjetëra mijëra zemra të fituara, ...
Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, në se...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur grupin parlamentar...
Këshilli i Lartë i Prokurorëve do të mblidhet nesër për em...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...