"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Në fshatin piktoresk të Boboshticës, besimtarë të shumtë ortodoksë nga zona e Korçës dhe më gjerë u mblodhën të premten për të marrë pjesë në kremtimin e Fjetjes së Shën Marisë, e njohur ndryshe si Pashka e Verës.
Liturgjia Hyjnore, e cila nisi në orën 9:00 të mëngjesit, u drejtua nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.
Atmosfera në oborrin e kishës ishte e mbushur me devotshmëri e përulësi, teksa besimtarët morën pjesë në lutje e këngë kishtare, duke përkujtuar jetën dhe virtytet e Tërëshenjtes.
Në fjalën e tij, Kryepiskopi theksoi se kjo është një festë e gëzuar, pavarësisht se përkujton fjetjen, pra ndarjen nga jeta të një personi.
Duke përshkruar jetën e Shën Marisë, Kryepiskopi Joan Pelushi e cilësoi atë si shembull të përulur e të heshtur, gjithmonë të gatshme për të ndihmuar çdo njeri, pa u ankuar dhe pa folur kundër askujt.

"Sot ne përkujtojmë fjetjen e Tërëshenjtës dhe kjo është një festë shumë e gëzuar. Ne përkujtojmë fjetjen e një personi, pra vdekjen e tij. Këtë festë kisha e ka quajtur 'Pashka e Verës'. Ne jemi shumë të gëzuar sepse Zoti e mundi vdekjen, hapi rrugën për gjithësecilin nga ne për ta mundur vdekjen. Zoti zgjodhi pikërisht këtë grua sepse ajo ishte me virtytet më të larta që mund të ketë një njeri. Ajo ishte gjithmonë e heshtur, nuk fliste shumë, nuk qeshte me zë të lartë. Gjithmonë ishte e gatshme për të ndihmuar çdo njeri, asnjëherë nuk u ankua dhe nuk foli kundër të tjerëve. Çdo lëvizje e saj ishte e mrekullueshme saqë të gjithë habiteshim me hirin që dilte nga ky person. Nuk mjafton vetëm të dëgjojmë fjalët e Perëndisë, por t'i ruajmë në zemrën tonë. Tërëshenjta nuk bëri vetëm detyrën e saj si nënë, por ruajti fjalët e Zotit në zemrën e saj. Nëse fjalët e Zotit nuk i dëgjojmë dhe nuk i praktikojmë në jetën e përditshme nuk do të kemi shërim shpirtëror."
Në fund të mesazhit, Kryepiskopi i ftoi besimtarët t’i luten Zotit, jo vetëm për lehtësimin e vështirësive të jetës, por mbi të gjitha për shpëtimin e shpirtrave, duke iu referuar edhe rreziqeve të mëdha nga zjarret që po prekin vendin.
"Kisha i kërkon Tërëshenjtës për të na ndihmuar në rreziqet e mëdha që kanë ardhur nga zjarri sot. Çdo lutje e denjë mund të dëgjohet nga Perëndia, prandaj le t'i lutemi Zotit, jo vetëm për të na lehtësuar nga vështirësitë e jetës, por t'i lutemi Perëndisë për shpëtimin e shpirtrave tanë. Amin!"
Boboshtica u shndërrua këtë të premte në një qendër të rëndësishme pelegrinazhi dhe lutjeje, ku besimi dhe tradita u bashkuan në nder të Tërëshenjtes.
Festimi i Fjetjes së Shën Marisë mbetet një moment i veçantë reflektimi shpirtëror për besimtarët, duke rikujtuar se virtyti, përulësia dhe dashuria për tjetrin janë rruga më e sigurt drejt Zotit./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër...
Vijon makthi në autostradën Tiranë-Elbasan. Tashmë ky aks ...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatë...
Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të...
Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtej...
Inxhinieri Sajmir Maloku, i njohur për shpikjen e tij me "...
Administrata Tatimore ka kryer sot kontrolle në tregjet us...
Rrjeti SafeJournalists ndan shqetësim të thellë mbi një ar...
Sateliti i Bashkimit Europian, i quajtur “Copernicus” ka s...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije këtë pasdite se pas ...
Sateliti europian meteorologjik Meteosat-12 në orbitën gje...
Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor ka nj...
Zjarret në zonën e Velçanit në Berat krijuan rrezik për ba...
Media ndërkombëtare “The Economist” në një shkrim të publi...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një informacion të r...
Kisha Orthodokse e Shqipërisë ka njoftuar këtë të enjte se...
Korça, mbrëmjen e 13 gushtit ndezi dritat dhe atmosferën e...
Zjarret kanë dëmtuar edhe monumentet kulturore. Sipas inf...
Ministria e Mbrojtjes jep detaje në lidhje me situatën e z...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...