Faturimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale/ Tatimet kryejnë kontrolle në tregje
Administrata Tatimore ka kryer sot kontrolle në tregjet us...

Inxhinieri Sajmir Maloku, i njohur për shpikjen e tij me "Kanaçen", që qytetarët e Tiranës gjatë komunizmit të shihnin kanalet televizive italiane, ka ndërruar jetë.
Përmes një reagimi, Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka ndarë lajmin, ku ndër të tjera theksohet kalvari i gjatë i vuajtjes së inxhinierit gjatë diktaturës.
Reagimi i plotë:
U nda nga ne bashkëvuajtësit e tij, nga Tirana e dashur, tiranasi inxhinieri Sajmir Maloku, ai që i solli Tiranës me shpikjen e tij "Kanaçen", kohën kur qytetarët e Tiranës shihnin kanalet televizive italiane!
U shua studenti që mbaroi me medalje ari arsimin e lartë, inxhinieri i talentuar që e nisi jetën me dije dhe në fund regjimi diktatorial e burgosi në Burrel dhe Spaç! Tirana ka një intelektual më pak, një qëndrestar antikomunist më pak, një tiranas të mirë e të ditur më pak! Ai që u printe para bashkëvuajtësve të vet në shkurt të ’91-shit në rrëzimin e monumentit të diktatorit!
Sajmir Maloku sot përbën një dëshmi të gjallë të vuajtjes dhe mbijetesës në ferrin komunist shqiptar. Maloku, me ekzistencën dhe tregimin e ferrit të tij, përpiqet të na rrëfejë e dëshmojë mizorinë e komunizmit, pashpirtmërinë, ligësinë, çmendurinë, paligjshmërinë e sistemit, torturën, dhunën dhe mbi të gjitha ashpërsinë e egërsinë deri në kafshëri të sistemit komunist që tmerroi shqiptarët për 50 vjet.
Sajmir Maloku u akuzua prej regjimit komunist si spiun i 17 vendeve kapitaliste dhe agjent i anglezëve në veçanti. Me profesion inxhinier elektronik në ushtri, Sajmir Maloku u përndoq, u hetua, u shantazhua nga 120 spiunë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe nga 9 hetues të regjimit. Ai vuajti 9 vjet në burgjet më të egra dhe më të frikshme të diktaturës.
Përveç dënimit, Maloku dhe familja e tij vuajtën po aq vite survejim, gjurmim, përgjime dhe inskenime nga Sigurimi i Shtetit — bisha e tmerrshme që mbante në këmbë diktaturën staliniste përmes frikës, panikut, përndjekjes, dhunës, arrestimeve dhe tmerrit që ajo shkaktonte ngado.
Pas një gjyqi të falsifikuar, Sajmir Maloku u mbajt për 200 ditë nën tokë, nën ujë e baltë, i fshehur prej komunistëve, në një kohë kur familja e kërkonte në të gjitha burgjet e Shqipërisë.
Ai u burgos për 9 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit, nën akuzën e "agjitacionit dhe propagandës", për shkak të shpikjes së një pajisjeje — "Kanaçe" — që shërbente si antenë televizive për të parë stacione të huaja, të cilat regjimi komunist i ndalonte rreptësisht.
Në komunizëm, duhej parë dhe ndjekur vetëm ajo që thoshte Partia e Punës. Çdo tentativë tjetër të çonte direkt në burg. Nëse nuk i bindeshe partisë, ishe armiku më i poshtër i klasës dhe pushtetit, partisë e popullit. Komunizmi kontrollonte gjithçka e çdo gjë, deri edhe te shijet e njerëzve. Gjithçka që nuk miratohej nga partia-shtet shpallej e ndaluar, e rrezikshme dhe e dënueshme.
Bashkëvuajtës të Sajmir Malokut ishin figura të mëdha si: Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi, Imzot Frano Ilia, Dom Ndue Sahatçija, Kardinal Ernest Simoni, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Nikollë Mazreku etj.
Dëshmi përndjekjeje në ferrin komunist, si ajo e Sajmir Malokut dhe e shumë shqiptarëve që vuajtën padrejtësisht, janë pasqyra e errët e tmerrit diktatorial. Nxjerrja në dritë e kësaj errësire makabre është një çlirim jo vetëm për shpirtin e atyre që vdiqën, por edhe për ata që qëndruan heroikisht — si Sajmir Maloku dhe mijëra bashkëvuajtës të kohës./CNA
Administrata Tatimore ka kryer sot kontrolle në tregjet us...
Rrjeti SafeJournalists ndan shqetësim të thellë mbi një ar...
Sateliti i Bashkimit Europian, i quajtur “Copernicus” ka s...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije këtë pasdite se pas ...
Sateliti europian meteorologjik Meteosat-12 në orbitën gje...
Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor ka nj...
Zjarret në zonën e Velçanit në Berat krijuan rrezik për ba...
Media ndërkombëtare “The Economist” në një shkrim të publi...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një informacion të r...
Kisha Orthodokse e Shqipërisë ka njoftuar këtë të enjte se...
Korça, mbrëmjen e 13 gushtit ndezi dritat dhe atmosferën e...
Zjarret kanë dëmtuar edhe monumentet kulturore. Sipas inf...
Ministria e Mbrojtjes jep detaje në lidhje me situatën e z...
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përg...
Sipas të dhënave për situatën në Qarkun e Shkodrës, proble...
Në numrin e telefonit të gazetarit investigativ dhe bo...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjteje ka vle...
Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të...
Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emerg...
Ambasada e Greqisë në Shqipëri ka shprehur solidaritetin n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...