Ndahet nga jeta inxhinieri Sajmir Maloku/ Shpiku ‘kanaçen’ për të parë kanalet italiane gjatë komunizmit
Inxhinieri Sajmir Maloku, i njohur për shpikjen e tij me "...

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet në vijim. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16,120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990.
Sipas të dhënave krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 17,467 martesa, rënia është rreth 7.7%, ndërsa në raport me vitin 2021, që shënoi kulmin e dekadës së fundit me gati 19,709 martesa, tkurrja arrin në mbi 18%. Në vitin 1990, para ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike, në vend regjistroheshin 28,992 martesa, gati dyfish më shumë se sot.
Të dhënat tregojnë se rënia e martesave nuk ka qenë lineare, por ka ndjekur cikle të lidhura me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Fillimi i viteve ’90 solli një tkurrje të fortë për shkak të emigracionit masiv dhe pasigurisë ekonomike. Pas një rimëkëmbjeje të lehtë në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, kur shifrat qëndruan mbi 25 mijë martesa në vit, tendenca ra sërish pas vitit 2010, duke zbritur nën 24 mijë.
Goditja e pandemisë në 2020 uli ndjeshëm numrin e martesave në 17,473. Në 2021 u shënua një rritje e përkohshme në 19,709 të tilla, si pasojë e shtyrjes së ceremonive nga pandemia. Pas kësaj, rënia rifilloi me shpejtësi nga 18,781 martesa në 2022 në 17,467 në 2023 dhe 16,120 të tilla në vitin 2024.
Arsyeja kryesore lidhet e emigracionin e vazhdueshëm, i cili ka zvogëluar numrin e të rinjve në moshë martese. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë të rinj shtyjnë ose shmangin martesën për shkak të pasigurive ekonomike dhe kostos së lartë të jetesës, apo avancimit në karrierë.
Ulja e martesave automatikisht përkthehet në më pak fëmijë në të ardhmen. Me më pak martesa bie edhe numri i lindjeve. Edhe në rastet kur çiftet bashkëjetojnë pa martesë, studimet tregojnë se ato priren të kenë më pak fëmijë ose të shtyjnë lindjen për më vonë.
Ulja e martesave është sinjali më i hershëm demografik se vendi po lëviz drejt një cikli me më pak lindje, popullsi më të vjetër dhe me më pak burime njerëzore për zhvillim ekonomik. Të dhënat e fundit treguan se në 6 mujorin e parë 2025 lindjet ranë me 6.5% dhe shtesa natyrore po shkon drejt zeros. Në disa qytete, tkurrja ishte më e lartë se 35%.
Shqipëria në dekadën e tretë të tranzicionit po përjeton zhvillime të forta demografike, me emigracion të fortë të të rinjve, rënie të lindjeve dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ndërkohë vendi nuk ka një plan të qartë se mund të frenohet përkeqësimi mëtejshëm.
Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk ka paketa ndihme financiare ose mjete lehtësuese për familjet e reja. Teksa çmimeve banesave, qirave dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se dyfishi gjatë dekadës së fundit, gjithnjë e më shumë të rinj zgjidhin të largohen nga vendi në kërkim të pagave më të mira dhe një ambienti me suportues për familjen e tyre të ardhshme./ Monitor
Inxhinieri Sajmir Maloku, i njohur për shpikjen e tij me "...
Administrata Tatimore ka kryer sot kontrolle në tregjet us...
Rrjeti SafeJournalists ndan shqetësim të thellë mbi një ar...
Sateliti i Bashkimit Europian, i quajtur “Copernicus” ka s...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije këtë pasdite se pas ...
Sateliti europian meteorologjik Meteosat-12 në orbitën gje...
Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor ka nj...
Zjarret në zonën e Velçanit në Berat krijuan rrezik për ba...
Media ndërkombëtare “The Economist” në një shkrim të publi...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një informacion të r...
Kisha Orthodokse e Shqipërisë ka njoftuar këtë të enjte se...
Korça, mbrëmjen e 13 gushtit ndezi dritat dhe atmosferën e...
Zjarret kanë dëmtuar edhe monumentet kulturore. Sipas inf...
Ministria e Mbrojtjes jep detaje në lidhje me situatën e z...
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përg...
Sipas të dhënave për situatën në Qarkun e Shkodrës, proble...
Në numrin e telefonit të gazetarit investigativ dhe bo...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjteje ka vle...
Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të...
Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emerg...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...