Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Në Raportin e përvitshëm të publikuar sot, organizata "Transparency International" konstaton se pjesa më e madhe e botës vazhdon të dështojë në luftën kundër korrupsionit. 95 për qind e vendeve kanë bërë pak, ose aspak përparim, që nga viti 2017, sipas raportit.
Indeksi rendit 180 shtete dhe territore sipas perceptimit të nivelit të korrupsionit në sektorin publik, sipas mendimit të ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Ai mbështetet në 13 burime të pavarura të dhënash, duke përdorur shkallëzimin nga zero në 100 pikë; zero tregon vende shumë të korruptuara, ndërsa 100 pikë - vende me më pak korrupsion.
Shqipëria ka përparuar me 1 pikë, me 36 nga 35 pikë vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101-të, nga 183 shtete që vlerësohen në Raportin e “Transparency International”, por Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore në “Transparency International”, thotë se “duke qenë ndryshim i vogël, ne e konsiderojmë atë vërtet si shenjë mospërparimi”.
“Shqipëria nuk është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku po shohim këtë ngecje në vend. Një situatë pothuajse të ngjashme kemi dhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Gjithsesi, ajo që do të doja të nënvizoja dhe që ka shumë rëndësi është, se Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje dhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm”, thotë ajo.

Shqipëria ka të njëjtën sasi pikësh me Serbinë, Turqinë Ekuadorin, Kazakistanin, Panamanë, Perunë, Sri Lankën dhe Tajlandën.
Kosova ka përparuar me 2 pikë, duke marrë 41 nga 39 një vit më parë. Përmirësim me 1 pikë shënon dhe Maqedonia e Veriut, me 40 pikë. Edhe pse ka humbur 1 pikë, Mali i Zi renditet më mirë ndër vendet e rajonit, me 45 pikë.
Sipas të dhënave të "Transparency International" për vitet 2012 – 2022, nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e regjistroi në vitin 2013, me 31 pikë, ndërsa vlerësimin më të lartë e pati në vitin 2016 me 39 pikë.
Në 5 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim duke u luhatur vazhdimisht mes 36 dhe 35 pikësh.
Nivele të pandryshuara të korrupsionit për të 11-in vit radhazi
Mesatarja globale e korrupsionit 2022 mbeti e pandryshuar për të 11-in vit radhazi me 43 pikë dhe mbi 2/3 e vendeve të botës kanë probleme serioze me korrupsionin, duke rënë poshtë 50 pikëve.
Nivelin më të ulët të korrupsionit e ka Danimarka, e cila renditet e para me 90 pikë; menjëherë pas saj vijnë Finlanda dhe Zelanda e Re me 87 pikë secila. Sipas Indeksit Global të Paqes, institucionet e forta demokratike dhe kujdesi për të drejtat e njeriut kanë ndikuar që ato të jenë dhe ndër vendet më paqësoret në botë. Në fund të listës janë Sudani i Jugut, Siria dhe Somalia, të cilat prej kohësh janë përfshirë në konflikte të stërgjatura.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i këtij viti tregon se 124 shtete nuk kanë shënuar ndonjë përmirësim në luftën ndaj korrupsionit; ndërkohë, po shtohet numri i vendeve me rritje të korrupsionit.
“Mirëpo, në një kohë kur paqja po dobësohet, ku korrupsioni është burim dhe pasojë kyçe, kjo shkakton dëme shumë të mëdha. Korrupsioni dhe konflikti ushqejnë njëri-tjetrin, duke kërcënuar paqen afatgjatë. Nga njëra anë, konflikti krijon terren pjellor për korrupsionin; nga ana tjetër, mungesa e stabilitetit politik, rritja e trysnisë për burime dhe dobësimi i institucioneve mbikëqyrëse u çelin shtegun krimeve, si ryshfeti dhe shpërdorimi i detyrës”, vë në dukje raporti.
“Nuk është për t’u habitur që shumica e vendeve me nivel të lartë korrupsioni janë ose kanë qenë dhe më parë të përfshira në konflikte të armatosura”, thuhet në raport./VOA
Analisti Kreshnik Spahiu tha se prokuroria ka për detyrim ...
Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e sotme se ish-z...
Gazetarja Klodiana Lala ka pohuar se ka lexuar aktakuzën p...
Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë m...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar...
“Ora News” publikoi ditën e sotme një lajm ku ngrinte ...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që bleu maki...
Romana Vlahutin do t’i bashkohet Fondit Marshall Gjerm...
Ka nisur punën qendra e re e kompostimit në Bashkinë Rosko...
Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e punimeve ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspe...
Ministrja e Infrastukturës dhe Transportit, Belinda Balluk...
Investitori Mohamed El Alabbar do të investojë për Portin ...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është zgjuar pas m...
Arben Dervishaj, i përfshirë në aferën e inceneratorit...
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është paraqitur n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit n...
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka dalë nga ambie...
Kandidati i PD-së, Igli Cara, ka denoncuar papërgjegjshmër...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...