Deklarata e fortë e deputetit të PD-së/ Manja dhe Ndreu kontaktojnë me njerëz me rekorde kriminale për fushatë
Në një dalje për mediat, deputeti i PD-së, Edi Paloka,...

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan, së bashku me ministrin e Energjisë të Republikës së Azerbajxhanit.
Balluku gjatë një deklarate është shprehur se në këtë takim është diskutuar për një linjë direkte midis dy vendeve.
Ndër të tjera, në këtë takim janë diskutuar edhe çështje dhe investime të tjera të rëndësishme si gazifikimi i Korçës apo ekspansioni i konsorciumit TAP dhe gazi i lëngshëm në portin e Triportit të Vlorës.
Më tej ajo theksoi edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e edukimit dhe agrokulturës.
“Pata kënaqësinë sot të kem në Tiranë Komitetin e Përbashkët midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, për sa u përket zhvillimeve ekonomike, teknologjike dhe atyre industriale.
Me ministrin e Energjisë së Republikës së Azerbajxhanit ne kemi një bashkëpunim të hershëm për sa i përket të gjitha çështjeve energjetike dhe mbështetjeve që ne marrim nga Qeveria e Azerbajxhanit, por sot biseda qe mjaft konstruktive dhe Komiteti i krijuar dypalësh arriti në disa konkluzione që më pas u firmosën në një protokoll midis dy grupeve.
Duhet thënë që patjetër fusha energjetike është ajo që ka interesin më të madh midis dy palëve, duke pasur parasysh projektet e rëndësishme që kemi, si gazifikimi i Korçës apo ekspansioni i konsorciumit TAP, gazi i lëngshëm në portin e Triportit të Vlorës dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme që ne prej kohësh i kemi komunikuar me publikun.
Por, nga ana tjetër edhe në fushën e agrikulturës, por edhe në fushën e edukimit dhe të kulturës u diskutuan gjatë të gjitha mënyrat se si mund të bashkëpunojmë nga shkëmbimi i eksperiencave dhe deri te mbështetja e ndërsjellët midis dy vendeve.
Ndërkohë duhet pasur parasysh që një tjetër fushë interesi midis dy vendeve tona është ajo e transportit, duke vënë në fokus kryesor në transportin e aviacionit civil. Pra, aviacioni civil ishte nga çështjet që diskutuam sot pasi një linjë direkte midis dy vendeve tona, midis dy kryeqyteteve Baku dhe Tiranës është një kërkesë e të dyja qeverive.
Duhet thënë që ky Komitet është ngritur në një moment shumë të rëndësishëm në vitin e 30-të, ne festojmë tashmë 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit dhe në një moment kur marrëdhëniet tona janë shumë intensive dhe në kuadrin më të mirë të këtyre 30 viteve.
Unë do të desha t'i lë fjalën kolegun tim dhe patjetër ne në të ardhmen do të kemi mundësi që të adresojmë të gjitha ato hapa që do të hidhen, pasi me firmosjen e protokollit sot tashmë nis puna konkrete për realizimin e gjithçkaje që ndërmorëm dhe u angazhuam sot në tryezën e përbashkët”, tha ajo./CNA.al
Në një dalje për mediat, deputeti i PD-së, Edi Paloka,...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të projektit të hekur...
Kryeministri Rama ishte në Qarkun e Korçës dhe zhvillo...
Kanë mbetur vetëm dy javë nga data e zgjedhjeve vendore të...
"SYRI TV" ka siguruar ekskluzivisht letërporosinë e Pr...
Eksperti i mediave sociale, Blerim Gjeladini, ka publi...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Beli...
Sot po zhvillohet finalja e Konkursit Ndërkombëtar për...
Një lajm i shpërndarë si investigim nga një media pro ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një thirrje të fortë për ...
Në Shqipëri gazetarët po punojnë gjithnjë e më shumë në nj...
I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...
Operatorët telefonikë nga Ballkani Perëndimor dhe nga vend...
Më datë 1 maj është ndarë nga jeta Llambi Gegprifti, ish-m...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar qeverinë për shtrimin e ...
Njohja e pensioneve me Greqinë nuk është me një çështj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tronditë...
Ambasadorja amerikane në Tianë, Yuri Kim, ka zhvilluar...
Jetnor Shira do të jetë drejtuesi i ri i Policisë Rrugore ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të Di...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...