Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është bërë pjesë e Panairit të Librit që do të mbahet nga 12-16 nëntor.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk ka thjesht një stendë në Panairin e Librit, por thesare për jetën.
Janë rreth 170 tituj librash dhe botimesh të Kishës Orthodhokse që përmbajnë një informacion të bollshëm ku përfshihen tema shpirtërore, kulturore, historike, pra veprimtarinë e kishës dhe veprën e kishës përgjatë këtyre më tepër se tri dekadave.
Me bekimin e Kryepiskopit Joan, sigurisht që edhe në këtë vit Kisha Orthodhokse Autoqefale është e pranishme në panairin që po zhvillohet në muajin nëntor të vitit 2025 dhe përfaqësohet me librat e kishës.
Në stendë do të gjeni libra dhe broshura me mësime të çmuara për jetën nga njerëz që jetuan sipas mësimeve të Ungjillit të Shenjtë, shenjtorët, që nga shekujt e parë e deri në kohët e sotme.
Mësimet e tyre e drejtojnë lexuesin të jetojë me urtësi dhe të ecë në rrugën e virtytit. Kisha jonë, duke njohur mirë nevojën që ka vendi ynë për mësimet e Ungjillit të Shenjtë dhe shembullin e jetës shpirtërore, që prej viteve të para të ringritjes së saj, pas regjimit komunist, disponon shtypshkronjën "Ngjallja".
Ajo boton libra me tematika të shumëllojshme që i vijnë në ndihmë lexuesit të çdo moshe dhe përballjes së tij me çështjet bashkëkohore. Për 33 vjet me radhë, ajo boton çdo muaj gazetën "Ngjallja", e cila sot numëron 385 botime, revistën për fëmijë "Gëzohu" dhe libra për fëmijë me metodologji bashkëkohore të mësimdhënies.
Stenda me botimet e Kishës Orthodhokse, përveç paraqitjes së librave, inkurajon leximin si një zakon i mirë për njeriun, sepse leximi sjell rritje në njohuri, pastrim në mendje, rritje në dashuri dhe rritje shpirtërore.
Shën Isaak Siriani mëson që këmbëngulja në lexim pastron mendimet dhe sjell ëmbëlsi në zemër. Leximi e kënaq dhe e gëzon shpirtin.
Shën Joan Gojarti nxit të zhytim mendjen dhe zemrën në libra shpirtërorë dhe të jemi gjithmonë të mbushur, sepse leximet shpirtërore na japin në themel Perëndinë.
Në lutjen për lexim, kërkojmë që jo vetëm t'i çmojmë ato gjëra që janë shkruar, por edhe t'i zbatojmë që duke lexuar jetën, veprën dhe fjalën e shenjtorëve, të mos mëkatojmë, por që të shërbejmë për restaurimin, ndriçimin dhe shenjtërimin tonë, për shpëtimin e shpirtit dhe trashëgiminë e jetës së përjetshme.
Kështu, duke pasur në mendje mësimet e shenjtorëve, botimet e kishës do të realizojnë qëllimin e tyre duke ndihmuar çdo njeri që i lexon dhe që përpiqet t'i zbatojë ato që shkruhen në to. Pra, stenda e Kishës është stendë me thesare për jetën, nuk është thjesht një stendë panairi./ CNA
Kombëtarja shqiptare do të përballet të dielën me Anglinë,...
Një dokumentar investigativ për plot 14 minuta i ARTE Euro...
CNA TV ka bërë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendësministri...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e vëllait të kryebashk...
Sot Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës...
Një ditë më parë u zhvillua mbledhja e përbashkët e dy qev...
Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektvendim “Për mir...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “TENDERI PER “LLOGARA...
Forcat amerikane kanë kryer sulmin e radhës ndaj një anije...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur mbrëmjen e sotme për ...
Analisti Andi Bushati ka folur për thirrjen e kreut të PD-...
Gazetari Xhevahir Zhabina komentoi sot atentatin në afërsi...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot informacione të reja ...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi thirrjen e kre...
Gazetari Ferdinand Dervishi tregoi sot se familja Hysa, që...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje lidhur me vendimin...
Në fshatin Kosan të Malësisë së Madhe çakalli po bën namin...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...