Organizatat mjedisore ngrenë shqetësimin/ Kërkojnë pezullimin e projektit në ishullin e Sazanit
Një grup prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të nd...

Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum, ka zhvilluar një sërë takimesh ditën e sotme në Tiranë duke filluar me kryeministrin Edi Rama, me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, zv.ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si dhe me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho.
Krichbaum theksoi se Gjermania është një mike dhe kritike e Shqipërisë pasi do ta shohë atë në BE.
Ministri gjerman nënvizoi se Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar dhe rruga drejt BE duhet çuar përpara me vendosmëri.
Krichbaum deklaroi se kjo bëhet duke zbatuar reformat e radhës në fushën e shtetit të së drejtës dhe të vijohet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Europian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, Parlamentin dhe drejtësinë.
Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese", theksoi ministri gjerman./ CNA
Një grup prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të nd...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas o...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në ...
Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg tre të arrestuari...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ka zhvillua...
Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, gj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar Ins...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka prezantuar në komisi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur ...
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje mbrëmjen e sotme l...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është shprehu...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme edhe lid...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, n...
Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha ndau sot dis...
Gazetari Bledian Koka ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, k...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot pushimin e gjykim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...