FOTO/ Alpinistët ngjitin Majën e Bogonicës në Vlorë, e riemërtojnë me emrin e heroit, Afrim Bunjaku
Maja e Bogonicës ka marrë emrin e heroit të Kosovës, A...

SPAK ka përfunduar hetimet për inspektorin shtetëror shëndetësor, Marvin Mersini i akuzuar për ryshfet.
Mersini ka ushtruar presion mbi administratorin e një subjketi, që t’i jepte atij shumën monteare prej 500 mijë lekësh në të kundërt do t’i aplikonte gjobën prej 1 milion lekësh.
Ai i ka kërkuar administratorit të subjektit që gjysmën e ryshfetit ta paguante brenda 24 orëve në të kundërt do t’i mbyllte aktivitetin pasi e kishte të palicensuar.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.126/2023, në ngarkim të të pandehurit:
Marvin Mersini, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, më datë 24.05.2023, Prokuroria e Posaçme është informuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që i pandehuri Marvin Mersini duke qenë me detyrën e Inspektorit pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, duke mos qenë i planizuar që të vente për kontroll tek subjekte të ndryshëm tregtarë, ka vajtur dhe ka ushtruar presion pranë një subjekti tregëtar në qytetin e Tiranës, duke pretenduar se nuk kishte liçensimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative.
Më tej, i pandehuri i ka thënë administratorit të subjektit tregtar se “një problem i tillë” mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë, por me kusht që një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve, ose në të kundërt do vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likujdimin e masës administrative.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, më datë 25.05.2023, është finalizuar arrestimi në flagrancë i të pandehurit Marvin Mersini, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, të cilit në mjetin me të cilin po udhëtonte, iu sekuestrua dhe shuma monetare prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh, e përftuar prej tij në mënyrë të paligjshme./ CNA
Maja e Bogonicës ka marrë emrin e heroit të Kosovës, A...
Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ak...
Dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani...
Operacioni i ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e flakëv...
Ministri Taulant Balla ka deklaruar se gjatë takimit m...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Ministri Taulant Balla, në një pronocim për mediat, nj...
“Suksesi i kësaj arritje është shembulli i mirë se kur dua...
Në disa universitete të vendit, ka degë që rrezikojnë ...
Prej 7 ditësh vijon zjarri në pyllin Pishë-Poro në Fie...
Pas rrezikut që iu kanoset prokuroreve nga grupet krim...
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka mo...
Për herë të parë në Shqipëri, Inteligjenca Artificiale...
Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) i është re...
Të hënën, nisi viti i ri akademik 2023-2024, ku rreth ...
Rektori i Universitetit "Fan Noli" në Korçë, Dhimitër Bell...
Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu, në një intervistë ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bashkëpunëtorëve të Cosa Nostr...
Policia ka marrë në mbrojtje ish-prokuroren e Lushnjes...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...