Korrupsion dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 4 zyrtarë të Bashkisë Dimal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka prekur disa nga fenomenet që janë kthyer në një problem për Shqipërinë, siç është largimi i të rinjve si dhe rritja e papunësisë dhe e varfërisë.
Boçi shkruan se ky vend është i pasur por nuk duhet të qeveriset nga hajdutët duke i drejtuar kështu akuzat nga qeveria Rama.
“Elbasani është një qytet i ri në moshë: mbi 20% të popullsisë e përbëjnë fëmijët, ndërsa mosha e tretë bën jo më shumë se 15%. Sado i mirë tingëllon ky lajm, e vërteta është se të gjithë jetojnë të harruar.
55 mijë fëmijë në këtë qark nuk kanë asnjë park publik ku të luajnë. 55 mijë frymë bëjnë një qytet! Ata janë motrat dhe vëllezërit tuaj më të vegjël, janë fëmijët tuaj, nipat tanë – që janë harruar se ekzistojnë!
Të rinjtë janë lënë në mëshirën e kafeneve; Kush nuk di gjuhë të huaj për në call center – punon kamarier me 200 mijë lek rrogë dhe jeton me bakshishet e një qyteti të këputur nga varfëria.
Qyteti nuk ka kinema dhe thuajse asnjë qendër tjetër që të zbavisë, rrisë mendërisht dhe shpirtërisht më të rinjtë.
Bota habitet si guxojnë shqiptarët të venë jetën në rrezik dhe të ikin nga sytë këmbët?! Por njerëzit janë kaq të dëshpëruar sa për ta është më e pranueshme të vdesësh, sesa të mos jetosh dot asnjë ditë si njeri!
Shumë qytetarë kanë marrë lekë borxh dhe kanë nisur fëmijët jashtë! Po a është kjo zgjidhja?!
Xhoi është një vajzë e re e këtij qyteti. Ajo ka mbaruar fakultetin e infermierisë. Nëse ajo ikën sot në Itali, në rastin më të mirë do ta ketë rrogën 1.500 euro. Prej këtyre 1.200 i duhen për të jetuar. Sikur gjithcka të shkojë mirë, Xhoi do të arrijë të kursejë 300 euro/muaj. Në një vit këto bëjnë 3.600 Euro. Hiq dy tre udhëtime në shtëpi dhe ndonjë dhuratë për njerëzit që ka larg, në një vit Xhoi mundet të kursejë 2.000 euro. Dhe kaq!
Nëse Xhoi jeton në Elbasan dhe paguhet 750 - 800 Euro – ajo ka mundësi që të kursejë po aq para’ dhe të jetojë shpirtërisht më mirë, më e plotë, më e kënaqur.
Hektori është nga Dumreja. Për dy vjet ai ka bredhur detrave me kruizerët e mëdhenj turistikë të Costa Crociera. Me kursimet e tij ka blerë një shtëpi. Për dy vjet ka jetuar në anije, nuk ka harxhuar asnjë lek dhe ka zhytur në gjoks dhimbjen e largësisë nga njerëzit e dashur. Sot ai jeton në Elbasan, ka krijuar familje dhe herë pas here ofshan me dhimbje: nuk na del të jetojmë si njerëz!
Partia Demokratike ndërtoi rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën dhe njerëzia besuan me të drejtë se Elbasani po bëhej një lagje e kryeqytetit. Politika socialiste që përndoqi – i zhgënjeu të gjitha palët dhe ende sot një banesë në Elbasan kushton tre herë më lirë se në Tiranë. Nëse do të kishte politika që favorizonin transportin, kjo mund të ishte pikë avantazhi për Elbasanin. Por nafta në Shqipëri kushton më shtrenjtë se në Itali.
Në këto vite, qeveritë Rama kanë marrë borxh 2 miliard dollar dhe kanë nënshkruar 800 milion të tjerë për koncensionet dhe PPP-të. Tërmeti gjithashtu u shndërrua në një vatër korrupsioni politik për blerje votash dhe vjedhje fondesh.
Falë qeverisë Rama – seicili prej nesh ka sot gati 1.500 EUR borxh më shumë.
Jo vetëm mbi 65% e ekonomisë është informale në këtë vend. Tregu i punës është edhe më keq se kaq. Profesionistët dhe të shkolluarit ndëshkohen me taksa deri në 23%. Qeveria bën çdo gjë për të rrëzuar shpirtin që mbështet rehabilitimin e ligjit. Në kushtet e dëshpërimit njerëzit e kanë më lehtë të ikin.
Një ligj për amnistinë fiskale po bën gati të formalizojë një mal me para’ të pista që miqtë e kryeministrit kanë sjellë dhe po sjellin nga jashtë, në ngarkesa kriminale.
Po ashtu, duke hequr vizat për shtetasit kinezë dhe duke lehtësuar procedurat e vizave për Azinë, Rama po zëvendëson shqiptarët që ikin masivisht me bangladeshas dhe nepalezë, në kantieret e klientëve të tij.
Ka vite që motoja e qeverisë është: E kujt i duhen shqiptarët?!
Të gjithë këto shembuj dëshmojnë vetëm një fakt: Xhoit, Hektorit dhe gjithë të rinjve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë nuk ju duhet thjesht një punë. Nuk ju duhet thjesht një shkollë apo një rrogë e besueshme. Atyre ju duhet një atdhe’, një vend që mendon për ta, që bën vend për ta. Atyre ju duhet një qytet që i do dhe një shtet që i respekton dhe mbështet.
E vërteta është ky vend është i pasur nëse di të mbajë, të përfshijë dhe t’u japë një rol qytetarëve të tij. Ky vend është i pasur për burimet natyrore dhe njerëzore që ka.
Ky vend është i pasur nëse nuk qeveriset nga hajdutët!
Të jesh i ri është fat! Të jesh një i ri me fat – është produkt i sistemit. Jemi gjithmonë në kohë për t’ju dhuruar të rinjve tanë një atdhe’”, shkruan Boçi./ CNA.al
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Deputeti demokrat Edmond Spaho ka komentuar protestat ...
Partia Socialiste pretendon se disa prej firmave të he...
Një 26-vjeçar shqiptar është arretuar nga policia e Zy...
Deputetja Monika Kryemadhi, ka bërë rolin e "fallxhore...
Nga protesta e një dite më parë, për shkak të tensione...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg tre të rinjtë që ten...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit është shtyr...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvillo...
Tirana është pushtuar nga zemrat në ditën e të dashuruarve...
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Emiratet e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh mesazh...
Instalohen aparaturat e teknologjisë së lartë në Spita...
Media prestigjioze “New York Times” ka paditur presidenten...
Një investigim i medias spanjolle “Plan V”, ka nxjerrë në ...
Qeveria ka miratuar projektin për ndërhyrje emergjente në ...
Zbardhet dëshmia e S. Çabirit, personit që i vendosi trito...
Procesi i legalizimit është drejt përfundimit. Konfirmimi...
Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë e...
Pedagogët u rikthehen protestave. Paralajmërimi ka ardhur...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...