"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë shtetas. Bëhet fjalë për shtetasit: Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati.
GJKKO vendosi shpalljen e këtyre shtetasve si fajtorë për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 161, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati”.
2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 23, datë 12.03.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formë të pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Arben Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Arben Shpati me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim. · Vuajta e dënimit për të pandehurin Arben Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Pavlin Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Pavlin Shpati me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
Vuajta e dënimit për të pandehurin Pavlin Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Aleksandër Rrasa dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aleksandër Rrasa me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet. · Vuajta e dënimit për të pandehurin Aleksandër Rrasa të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal e parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. · Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jeton Kacoli me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim. · Vuajta e dënimit për të pandehurin Jeton Kacoli të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. · Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. · Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. · Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kristjan Plepaj me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim. · Vuajta e dënimit për të pandehurin Kristjan Plepaj të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
6. Provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të mbahen në ruajtje për llogari të procedimeve të ndara.
7. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare. 8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit./CNA
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tashmë profesio...
“Allishverishi”, podcast-i më i ri në botën mediatike dhe ...
Katër kandidatë janë zyrtarisht në garë për detyrën e krye...
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjës...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është shprehur mbrëmj...
Analisti Andi Bushati ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje nga...
Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e...
Kompania “One” nuk iu ndahet probelmeve dhe skandaleve. “O...
Ish-prokurori, Eugen Beçi ka treguar mbrëmjen e sotme rast...
Analisti Neritan Sejamini në emisionin Opinion ka deklarua...
Padia e Koalicionit “Pro Familjes dhe Jetës” për shfuqizim...
Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e së mërk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka komentua...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka rea...
Gazetari Klodian Tomorri paralajmëroi se vendimi i fundit ...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka kome...
Ish deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për ëmnyrën...
Kryeministri Edi Rama ka shtruar ditën e sotme darkën e if...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...