
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ndarë një qëndrim që më tepër i ngjason një sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka reaguar pas një sqarimi të Kushteueses që përgënjeshtron deklaratat e bëra ndaj çështjes së Belinda Ballukut.
Bardhi i konsideron argumentet e dhëna nga kjo gjykatë si idiotësi kushtetuese dhe hedh akuza për standarde të dyfishta.
“I vetmi shpjegim me vlerë për publikun që duhet të japë Gjykata Kushtetuese është ky: cilat qenë arsyet dhe motivet që e çuan t’i nënshtrohej presionit të Kryeministrit në çështjen Balluku, duke treguar papërgjegjshmëri dhe mungesë të theksuar integriteti. Sqarimi i kësaj rrethane do ta çlironte Gjykatën Kushtetuese nga pengmarrja politike dhe do t’i zvogëlonte hendekun e mosbesimit tek kjo gjykatë.
Po ashtu, do të bënin mirë që të shkruanin po kaq gjatë sa sqarimi për publikun, edhe argumentet kushtetuese për pezullimin e një vendimi gjyqësor penal, me efekt individual, me kërkesë të një institucioni kushtetues, siç është Kryeministri!
Deri më sot, s’kanë dhënë asnjë argument kushtetues, përveç idiotësisë kushtetuese se lufta e sistemit të drejtësisë ndaj korrupsionit cënon interesat shtetërore më shumë se vetë korrupsioni qeveritar në një aferë 1.1 miliard euro.
Njësoj e domosdoshme për besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese mbetet sqarimi për dy standardet e ndjekura: se pse 1/5 e deputetëve nuk legjitimohen për të kërkuar interpretim për masat ndaj një deputeti, ndërsa Kryeministri legjitimohet për të kërkuar interpretim për masat ndaj një ministri.
Kur t’i kenë sqaruar këto, mund të bëjnë edhe një deklaratë përgënjeshtruese ndaj vetes dhe presionit të jashtëzakonshëm që Kryeministri po ushtron për këtë çështje!
Dhe, pasi t’i kenë bërë të gjitha këto, ne të tjerët, s’do të kemi nevojë të dalim dhe t’u themi shqiptarëve një të vërtetë të madhe: që, përmes pengmarrjes së disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama po tenton të pengojë drejtësinë dhe të marrë në mbrojtje korrupsionin qeveritar”,-shprehet Bardhi./CNA

Gjykata Kushteuese ka ndarë këtë të hënë një sqarim lidhur...
Tri organizata të shoqërisë civile kanë depozituar zyrtari...
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka mbështetur ...
Kjo e hënë ka sjellë ndryshime të rëndësishme ndër drejtue...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën...
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave në kuadër t...
OSHEE ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e ndo...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellë...
Qytetarët e Vlorës prej disa ditësh janë përballur me mung...
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka bërë ...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë një d...
Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndod...
Qytetarët e Vlorës prej pesë ditësh po përballen me munges...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në hyrjen e një pallati...
Qytetarët e Vlorës po përballen prej disa ditësh me munges...
Duke nisur nga dita e nesërme, disa zyra të IdentiTek në T...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e hë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga atmo...
Qindra qytetarë, me pankarta në duar e duke bërë thirrjet:...
Qindra qytetarë janë mbledhur në një protestë para godinës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...