web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Disa ditë pa ujë të pijshëm/ Qytetarët e Vlorës protestojnë para bashkisë, kërkojnë takim me kryetaren

29 Dhjetor 2025, 10:29, Aktualitet CNA

Disa ditë pa ujë të pijshëm/ Qytetarët e Vlorës

Qytetarët e Vlorës po përballen prej disa ditësh me mungesë të ujit të pijshëm. Ditën e sotme banorët kanë tentuar të futen brenda bashkisë, ndërsa ka pasur përplasje edhe me efektivët.

Një ditë më parë protestuan para godinës së Teatrit 'Petro Marko' në Vlorë. Ata bënë thirrje për veprim të shpejtë për zgjidhjen e këtij problemi që ndikon në jetën e përditshme.

Nën sloganin “Duam ujë”, qytetarë të të gjitha moshave u vendosën në godinën e teatrit, ku bashkia po organizon një festë të fundvitit në ambientet e teatrit për punonjësit e saj. Edhe mbrëmjen e djeshme u regjistruan përplasje mes policisë dhe qytetarëve. /CNA





Lajmet e fundit nga