
Pak kohë më parë, nisi "fshesa" dhe "furtuna" në "ABC News", pas ndryshimit të pronarëve të këtij televizioni.
Ndryshimet pasuan me heqjen dhe ndërprerjen e disa programeve që transmetoheshin në këtë televizion si ai i gazetarit Endri Xhafo, “Log”.
CNA ka raportuar më herët se pas mbylljes së emisionit të Xhafos, u hoq edhe drejtori i informacionit, Andi Tela.
Së fundi ka ndryshuar orari i emisionit të mëngjesit nga Enkel Demi.
Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Enkel Demi, i cili në hyrje të emisionit është shprehur se nga tani e tutje emisioni do të stratojë në orën 08:00 të mëngjesit dhe jo në 07:00, kjo, jo për dëshirën e tyre, por sepse në orën 07:00 do të jetë emisioni nga Bashkim Hoxha.
Gazetari ka shënjestruar pronarët e rinj të televizionit duke thënë se “Kështu është bërë kjo punë në 'ABC', shto ujë e shto miell”.
Ndër të tjera shton se ka mbetur i vetëm trim në luftë, duke theksuar se nuk e heqin nga puna.
“Kështu e 5 minuta po më lanë do dal në televizion dhe do them atë që mendoj. Tjerat pastaj s’ka nevojë t’i diskutoj, ata që kanë fantazi për ta bërë këtë televizion po e bëjnë shumë mirë, sa me këmbë e sa me duar”, ka vijuar Demi me ironinë.
“Duke nisur nga sot do të shihemi në orën 08.00, jo nga dëshira jonë, por kështu si është bërë kjo puna e 'ABC'-së, shto ujë e shto miell, ja ku jemi. I urojmë gjithë të mirat Bashkim Hoxhës, i cili filloi sot. Ishin pak surprizë të gjitha këto lëvizje, por Bashkimi mbetet një mik. Tek e fundit bën punën e tij, për të tjerat nuk ia vlen të diskutojmë. Unë nuk kam qenë dakord kurrë të ndodhin gjithë këto gjëra që ndodhin në 'ABC'.
Ju besoj e dini që kam mbetur i vetëm, trim në luftë. Nuk më heqin nga puna gjë që do të thotë se 'ABC' e mëngjesit do të vazhdojë, nuk është e vërtetë se nuk kam menduar të iki vetë, kam dashur me ik, por në fund m'u kujtua një varg i Migjenit që thoshte 'do mbetem thumb i ngulur në trutë e njerzisë'. Kështu e 5 minuta po më lanë do dal në televizion dhe do them atë që mendoj. Tjerat pastaj s’ka nevojë t’i diskutoj, ata që kanë fantazi për ta bërë këtë televizion po e bëjnë shumë mirë, sa me këmbë e sa me duar”, tha Enkeld Demi ndër të tjera./ CNA.al
Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit. Këtë herë në dis...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me hom...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë pjesë e ...
Në Tiranë, OSBE dhe institucione të tjera perëndimore u bë...
Departameti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport...
Prej vitesh CNA ka denoncuar se si njerëzit e inceneratorë...
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mun...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Sekre...
Viti 2023 ka nisur me rekorde të reja, për sa i përket...
Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e in...
27-vjeçari, i cili u përfshi në aksidentin e ndodhur në Fi...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë n...
Ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kanë lidhje me aksident...
Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja, është shprehur ...
Businessman Gjergj Luca has emphasized that Albania should...
Gazetari i njohur Klodian Tomorri ëshëtë shprehur se p...
Biznesmeni Gjergj Luca ka përgëzuar marrëveshjen Kosov...
Fundjava është favorizuar nga moti i ngrohtë dhe dielli. ...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, këtë herë në vid...
Ish-kreu i ASHK-së, (Agjencia Shtetërore e Kadastrës),...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...