SPAK po heton Arben Ahmetajn/ Tri akuzat e ngritura ndaj ish-zv.kryeministrit
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj po hetohet nga ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në Forumin e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes “Schuman”, me temë “Së bashku më të fortë në një botë të paqëndrueshme”, që u mbajt në Bruksel më 20 dhe 21 mars.
Ministri Peleshi mori fjalën në panelin me temë “T’i përgjigjemi së bashku krizës”, ku foli për ndryshimin e sigurisë ndërkombëtarë pas agresionit rus në Ukrainë.
“Imazhi i sigurisë ndërkombëtare ka ndryshur thellësisht. Agresioni i pandërprerë rus ndaj Ukrainës ka nxjerrë në pah rëndësinë e sigurisë si një çështje politike. Pas tronditjes së skenës së sigurisë, konfliktet e mundshme të fjetura dhe çështjet e pazgjidhura ndërmjet shteteve janë bërë gjithnjë e më delikate. Vendet me të drejtë janë bërë më vigjilente dhe po ndërmarrin hapa për t’u përgatitur për konflikte të mundshme duke rritur kapacitetet e tyre të mbrojtjes”, u shpreh Ministri Peleshi.
Sipas ministrit Peleshi, krizat e mëdha zakonisht e çojnë historinë në një nyje kritike dhe nevoja për zgjidhje oportune sjell në skenë idetë e mëdha inovative. Ai shtoi se ky forum mbahet pikërisht në një kohë kur paqja dhe siguria janë një kërcënim, ndaj shtoi ai: “Le ta kthejmë nevojën për zgjidhje në një shtysë për një kapërcim të qëndrueshëm në mënyrën se si përgatitemi për të parandaluar krizat, në vend që të përballemi me pasojat e padëshiruara”.
Ministri i Mbrojtjes vuri theksin te përpjekjet dhe investimet që po bën Shqipëria në bashëpunim me SHBA, BE dhe NATO sa i përket sigurisë kibernetike. “Forcimi i sigurisë kibernetike, kjo fushë e re luftarake, kërkon investime në infrastrukturë si edhe në kapacitetet njerëzore dhe duhet të zhvillohet në një kohë të shkurtër dhe njëkohësisht me një buxhet mjaft të madh”, tha ministri.
Duke theksuar se vendet duhet të jenë më vigjilentë ndaj kësaj lufte të re, me të cilën Shqipëria u përball vitin e kaluar, z.Peleshi tha se: “Përvoja e Shqipërisë mund të shërbejë si një “epruvetë” ose shembull për vendet e tjera evropiane apo dhe vetë strukturat evropiane. Natyra e disa krizave shkon përtej kontrollit dhe aftësisë së një shteti të vetëm, pavarësisht nga fuqia apo pasuria e tij. Lufta kibernetike është një shembull klasik. Duke qenë se kjo lloj lufte nuk njeh kufij, luftimi i saj brenda kufijve të një vendi është i pasuksesshëm”.
Ministri i Mbrojtjes foli edhe për rrezikun që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga një përhapje e mundshme e konfliktit në Ukrainë.
“Ballkani Perëndimor sot ndihet i kërcënuar si nga ndryshimet gjeopolitike globale, por veçanërisht nga rreziku që mund të krijohet nga përhapja e mundshme e luftës në Ukrainë. Ka vende që nuk kanë njohje reciproke, si Kosova dhe Serbia dhe ka vende ku dallimet etnike mund të krijojnë destabilitet, si Bosnja dhe Hercegovina. Për më tepër, prania e ndikimit rus në median dhe politikën e disa vendeve të rajonit ka shkaktuar shqetësim. Përballë kërtyre rrethanave e vetmja mënyrë për të siguruar paqen dhe stabilitetin është pjesëmarrja në “të njëjtin klub”, integrimi i përbashkët në strukturat euroatlantike. Në dallim nga njëri-tjetri kostoja e izolimit është edhe më e madhe se kostoja e integrimit. Dialogu Kosovë-Serbi dhe Marrëveshja e pranuar reciprokisht së fundmi mund të lehtësojnë “pranverën” e shumëpritur mes dy vendeve dhe të sjellin një epokë të artë të paqes dhe përparimit të garantuar për rajonin në familjen europiane”, u shpreh në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi./CNA.al
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj po hetohet nga ...
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rr...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me preside...
Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë ka prezantuar ...
Pak kohë më parë, nisi "fshesa" dhe "furtuna" në "ABC News...
Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit. Këtë herë në dis...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me hom...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë pjesë e ...
Në Tiranë, OSBE dhe institucione të tjera perëndimore u bë...
Departameti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport...
Prej vitesh CNA ka denoncuar se si njerëzit e inceneratorë...
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mun...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Sekre...
Viti 2023 ka nisur me rekorde të reja, për sa i përket...
Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e in...
27-vjeçari, i cili u përfshi në aksidentin e ndodhur në Fi...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë n...
Ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kanë lidhje me aksident...
Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja, është shprehur ...
Businessman Gjergj Luca has emphasized that Albania should...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...